Vajzat shkodrane janë bërë ekipi i parë në historinë e futbollit shqiptar, të meshkujve dhe të femrave, që kualifikohen në turneun më të madh të futbollit të klubeve.

Vllaznia mundi 2-1 ekipin e Kharkiv të Ukrainës në ndeshjen e dytë.

Ndeshja e parë mes tyre përfundoi një me një.