Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku një grua hodhi qenin nga kati i 6 i pallatit të saj, ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.

Policia informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.