Horoskopi, 1 dhjetor 2015

Dashi

Yjet ju sygjerojnë t'i jepni më shumë kohë kreativitetit. Ëndrrat dhe dëshirat e mbyllura në sirtar së shpjeti do të bëhen realitet. Ndonjëherë ndjeheni të pasigurtë. Por sot do të lini jashtë çdo gjë e do të shijoni momentet e intimitetit.

Demi

Hënën do ta keni kundërshtare ditën e sotme. Disa konflikte familjare që qarkullojnë për disa ditë, kërkojnë vendime të rëndësishme. Mbani qëndrimin tuaj! Nëse keni një aktivitet dhe jeni i vetëpunësuar, ju do dini t'u jepni zgjidhje shumë problemeve, në kohën dhe në momentin e duhur. Merrni pak kohë për vete!

Binjakët

Është një moment i shkëlqyer për ndjenja, njerëzit që takoni janë pothuajse të hipnotizuar nga ju, megjithatë ju duhet të jeni të kujdesshëm, e të mos e lini veten me njerëz që nuk i njihni. Në sektorin professional duhet të jeni largpamës dhe i zgjuar në të njëjtën kohë, duke mos humbur sensin e organizimit dhe saktësisë.

Gaforrja

Nuk është një moment produktiv, të paktën nga ana materiale. Do të keni një përkushtim më të pakët në punë, ndoshta sepse mund të keni humbur interesin për atë që po bëni, ose jeni pak të motivuar. Mendja do ta keni gjetkë sot! Dashuria dhe dëfrimi janë qendra e interesit tuaj. Mundohuni të relaksoheni e të flini më shumë.

Luani

Sot do të jeni shumë euforik, do t'u bëni ballë vështirësive dhe pengesave që do t’ju dalin përpara. Me energjinë dhe optimizmin që janë në fushën tuaj, suksesi është i garantuar. Në dashuri gjithçka shkon për mrekulli. Natyra juaj e thellë do t’iu vërë në dukje të gjitha strategjitë.

Virgjëresha

Nëse keni shqetësime financiare, mos u shqetësoni. Mundohuni të rezervoheni pak, por gjendja juaj do të përmirësohet gradualisht. Mos u dëshpëroni, po bëhuni optimist, të paktën për tani duhet të përqëndroheni të menaxhoni paratë me maturi. Me partnerin dhe personat që ju rrethojnë duhet të jeni më të durueshëm.

Peshorja

Yjet do t'ju sjellin një ditë të qetë. Në anën profesionale yjet premtojnë sukses, por ju duhet të impenjoheni maksimalisht. Në fakt është koha për të konsoliduar pozicionin tuaj dhe për të përfunduar punën që keni nisur. Dashuria ju buzëqesh. Në mbrëmje do të keni shumë ftesa dhe propozime.

Akrepi

Me Hënën në fushën e dhjetë sot do të kërkoni mbështjetjen në njerëzve në të cilët besoni, për zgjidhjen e një çështje. Do të keni situata të favorshme të cilat do t'ju sjellin stabilitet në shumë fusha të jetës, duke filluar nga ajo financiare. Mos lini pas dore shëndetin dhe personin e zemrës.

Bricjapi

Nje ditë me fat. Fati do t’ju sjellë një dhuratë bujare të merituar për përpjekjet e bëra deri më tani. Mos u kënaqni, do t’ju kthehet pas i gjithë mundi madje edhe më shumë. Yjet kanë kthyer vëmendjen tek ju për t’iu ndezur më shumë dashurinë. Nëse jeni vetëm, ëndërroni me sy hapur. Ëndrra do t’ju bëhet realitet.

Shigjetari

Hëna do tregohet bujare me ju sot. Ajo do t’ju dhurojë  më shumë energji të cilën ju do ta shfrytëzoni me saktësi. Nëse jeni të etur për detyra me prestigj, mos u tërhiqni përballë përgjegjësive. Humori do t’iu relaksojë dhe t’iu bëjë më të lehtë ditën. Përpiquni të qëndroni i qetë pavarsisht situatave.

Ujori

Hëna tranzit te Luani, do t’ju bëjë të ndjeheni të lodhur. Mosmarrveshjet me personat e afërt do të risjellin çështjet e pazgjidhura më parë. Për të mos bërë gabime të parikuperueshme mos u nxitoni më marrjen e vendimeve. Në punë vullneti dhe dëshira nuk do t’ju mungojnë, por emocionet do mbizotërojnë dhe ju do të ndjeheni në ankth.

Peshqit

Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, tërhiquni dhe mendohuni si do të rregulloni situatën. Dikush po ndërrmerr hapa për të përmbushur nevojat tuaja, shiheni këtë me qetësi dhe optimizëm deri në fund. Mundohuni të merreni me aktivitet fizik e sportiv për të çliruar energjitë negative, të mbledhura gjatë kësaj kohe.

/portali DurresLajm/