Horoskopi, 10 dhjetor 2015
Dashi
Ditë e bukur për shenjën tuaj, zgjidhni rrugën e drejtë për të kombinuar teorinë me praktikën dhe kjo është në avantazhin tuaj. Me vëmendje të plot, kuptimin praktik dhe përkushtimin e kombinuar me pak fat, ju do të jeni i suksesshëm. Gjendja juaj emocionale do të jetë e mirë, do të keni mirëkuptim me partnerin. Nuk do të keni pengesa për realizimin e një ëndrre.
Demi
Dita sot do të kalojë në heshtje duke përmbushur bazat e vogla të kënaqësisë, kjo ndodh për shkak të Hënës. Kapni mundësitë e mira që vijnë në frontin ekonomik dhe tregohuni optimist për suksesin e një projekti. Keni filluar me këmbë të mbarë dhe keni disa mundësi të mira për t'i shfrytëzuar!
Binjakët
Një gri e vogël sot për shenjën tuaj. Dembelizmi, mungesa e motivimit, melankolizmi janë elementet dominuese edhe pse në shumicën e rasteve nuk do të jetë objektiv i identifikueshëm. Mund të keni dyshime tek qëndrimi juaj. Një mosmarrëveshje me partnerin ju çon në një konflikt.
Gaforrja
Për shkak të ndikimit të yjeve në ditën e mëparshme do të keni një ditë të qetë. Besojmë se kjo gjendje nuk mund të jetë negative! Tani ju keni mjaft kohë për t'u çlodhur, për të menduar për veten, lexoni një libër të mirë. Shmangni rreziqet! Kujdes nga shpërqëndrimet!
Luani
Jeta më në fund ju buzëqesh, por më e privilegjuar është zemra. Do të jeni të hapur për sugjerime dhe emocione të ëmbëla dhe të paharrueshme, një takim do të jetë rast për një aventurë të këndshme. Në punë ju mund të arrini me efikasitet angazhimet që keni, mos vononi nisjen në një projekt për shkak të frikës se nuk jeni në gjendje ta përfundoni.
Virgjeresha
Ndoshta ju do të jeni pak i çorientuar dhe i zhgënjyer për të pranuar se njerëzit dhe situatat mund të jenë të ndryshme nga ajo që ju janë shfaqur gjithmonë. Në familje, mos shkarkoni nervozizmin tuaj, te kushdo që ju del përballë, por të përpiqeni për të zgjidhur këtë problem. Marrëveshje të qarta dhe miqësi e gjatë, në qoftë se keni ide për një biznes të ri, sigurohuni që çdo gjë është bërë sipas rregullave!
Peshorja
I dukshëm përkushtimi juaj në çdo gjë që bëni, mbështetur nga Marsi dhe Saturni në shenjë dhe Diellit. Hëna do t’ju sugjerojë strategjitë fituese për të përmirësuar pozicionin tuaj profesional dhe të ardhurat tuaja. Kushtojini dhe pak rëndësi pamjes dhe detajeve në veshje, kozmetikës, fizikut dinjitoz dhe sportiv për të rritur vetëbesimin.
Akrepi
Pranoni një ftesë që do të jetë shumë e bukur. Do të keni interesa të reja dhe njohuri të dobishme për punën tuaj, perspektiva interesante shfaqen në horizont. Bëhuni të zgjuar dhe përdorni imazhin tuaj. Nëse jeni duke jetuar një histori dashurie, ndoshta është momenti të vini më shumë entuziazëm në raport. Një darkë për dy mund të jetë efekti që keni shpresuar .
Shigjetari
Yjet do t’ju përkëdhelin bëhuni gati për një ditë të shkëlqyer, të shënuar nga një gamë e gjerë mundësish, takimesh të këndshme dhe interesante nga pikëpamja intelektuale. Për disa mund të bëhet e vështirë për t'i thënë jo një aventure. Njohuri të mira në fushën profesionale.
Bricjapi
Sot ka shumë çështje për të zgjidhur dhe praktikë për të përmbushur, kështu që ndoshta do të jetë e detyruar të punoni jashtë orarit. Në anën tjetër, do të jeni në gjendje për t'i thjeshtuar dhe t'i bëni detyrat të rrëshqasin edhe ato më të vështirat. Mos lejoni që pengesat burokratike t’ju fyejnë inteligjencën. Ju do të gjeni çelësat e duhur për të hapur dyert në të gjitha aspektet e jetës. Dashuria do të jetë në formë të mirë.
Ujori
Jeta emocionale dhe sociale do të pasurohet me elemente të reja, të cilat do t'i bëjë ato shumë më tërheqëse, emocionuese dhe të gëzueshme. Aftësitë tuaja do t’ju lejojnë të bëheni pjesë e mjediseve ekskluzive. Jepini dorë të lirë stafit tuaj.
Peshqit
Nëse Hëna, Jupiteri dhe Saturni janë kundërshtar sot në dashuri nuk shkon mire dhe familja, ju jep më shumë dhimbje koke se sa qetësi. Ngushëllimin do ta gjeni duke bërë ndonjë blerje, asgjë të pamatur, ju jeni mjaft të rritur dhe inteligjent nuk duhet të bëni ndonjë gjë të çmendur. Kërkoni objekte, instrumente apo mjete me të vërtetë te nevojshme. Do të keni dhimbje koke për shkak të problemeve të tretjes së ushqimit. Mundohuni të ushqeheni më shëndetshëm.





