Dashi

Me shumë mundësi, ditën e sotme, një person shumë i dashur për ju, qoftë ky partneri juaj, po pret diçka speciale dhe ju nuk mund të mungoni kurrsesi. Për ju që jeni single, kjo nuk ju pengon që të bëni diçka të mirë për atë që pëlqeni dhe që doni të takoni më shpesh. Në fund të fundit, sot duhet të jemi të gjithë të mirë.

Demi

Lerini aspektet negative të lidhjes suaj e veproni vetëm me intuitë. Do të shikoni se në lidhjen sentimale tuajën do të zbuloni dhe shumë anë pozitive. Sot nuk mund t’i besoni dyshimeve. Përkundrazi, duhet të jeni sot entuziastë, përsa i përket dashurisë dhe jetës në përgjithësi. Ndërsa në ditët në vazhdim nuk mund të jetë gjithçka mirë për ju.

Binjakët

Energjia juaj duhet të orientohet diku tjetër në këtë periudhë, por sot nuk mund të shmangeni nga mendimet për ndjenjat dhe dashurinë që ndjeni. Me pak fjalë, do të jetë mirë që t’i dedikoheni diçkaje. Çdo gjë që do të shikoni do të jetë më afër me mendime sesa do të dëshironi kundrejt atyre që doni dhe thonë se ju duan. Nuk mund të rezistoni gjatë, të paktën nuk rrezikojmë shumë këmbëngulje ndaj romaticizmit.

Gaforrja

Sot duhet të negocioni për të qëndruar pak më të qetë. Nuk mund të pretendoni aspak që do të ketë zhvillime të veçanta në çështjen tuaj nëse nuk do të jeni të aftë për t’u ofruar ku kërkoheni dhe duhet pranuar juaj. Duhet të kënaqeni me pak fjalë e duhet ta bëni për qetësinë tuaj e për atë të familjes. Dita e sotme nuk do të jetë ashtu si e donit, por ama e dinit këtë që më herët.

Luani

Nuk ju pëlqejnë gjërat që ju dalin nga duart kështu që në ditën e sotme do të kërkoni të jeni sa më shumë “esëll” që të mundeni për të mos vënë në vështirësi ata që ju qëndrojnë afër. Gjithsesi, nëse keni ide origjinale ose doni të lançoheni përballë personit që ju pëlqen nuk duhet të evitoni aspak për të shfaqur atë që ju jeni realisht.

Virgjëresha

Koha kalon shpejt dhe sot mund të ecë më shpejt sesa e kishit imagjinuar. Për fat të keq ka shumë pengesa në lidhjen tuaj dashurore dhe për këtë duhet të vraponi. Ndonjë e papritur do t’jua shkurtojë momentet tuaja romantike dhe në fund do t’ju duhet të kaloni disa minuta më pak a më shumë në varësi të çështjeve të tjera.

Peshorja

Nëse do të jeni jashtë kontrolli sot, lëreni veten të drejtoheni nga instiktet, çfarë dëmesh nuk mund të bëni, maksimumi bëhet fjalë për shprehjen e ndjenjave më të rëndësshme, pra asgjë që është e dëmshme. Mund të flitet maksimumi për kthimin në realitet të disa premtimeve tuaja, por nuk do ju kërkohet më tepër sesa keni bërë deri tani. Pra, nëse do të kalojë gjithçka me qetësi, atëherë mirë për të gjithë!

Akrepi

Nëse sot do të bëheni papritur më pak ekspresivë, atëherë nuk do ua dilni që të tërhiqni vëmendjen e personave që doni, aq më pak për t’i bërë për vete, sërish. Ndoshta shoqëria tjetër nuk ju intereson shumë e ndoshta për këtë motiv do të refuzoni çdo propozim tjetër që nuk vjen nga personi që ju pëlqen, edhe pse e dini që mund t’ju kënaqë gjithashtu.

Shigjetari

Para se do të mund të gjeni mënyrën e drejtë për të përshkuar emocionet tuaja pa u dashur të justifikoheni, duhet të gjeni kurajon për t’ju shprehur personit që doni, edhe pse keni kohë që jeni bashkë. Prej sa kohësh nuk e shprehni atë që ndjeni? Bëjeni sot, qoftë se është momenti i duhur, qoftë dhe se do t’ju hapen shumë porta e më në fund do të keni mundësinë të shplodheni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bricjapi

Sot nuk do të keni justifikime, përkundrazi do t’i keni vetëm nëse jeni beqarë. Lereni veten drejt një thirrjeje dashurie dhe përkushtojuni një suprize për personin që dashuroni. Çokollatat do të jenë mirë si fillim. Nuk mund të pranoni një refuzim nëse mendoni se keni gjetur shpirtin binjak. Do të shikoni se me pak këmbëngulje do të mund të siguroni një darkë ku dhe si thoni ju.

Ujori

Edhe pse nuk keni shumë kursime për të investuar në këtë ditë speciale për të dashuruarit, nuk është e thënë që duhet të thotë kjo se ju duhet një darkë me ostrike e shampanjë. Të qënit materialist nuk ju ndihmon. Ajo që vlen është të kesh ide origjinale e jo sa shpenzon në një darkë. E rëndësishme është që t’i japësh kohë e hapësirë dashurisë.

Peshqit

Nuk mund të ketë njeri tjetër që të besojë më shumë tek ajo që dashuron dhe meriton të ketë të gjithë dashurinë dhe vëmendjen në këtë ditë. Sot mundoheni të jeni më largpamës sesa në të kaluarën dhe mos reagoni keq. Për sot evitoni fjalët jashtë vendit, më mirë të flisni pak, por hapeni zemrën tuaj me veprime. Do të shpërbleheni me shumë përqafime e puthje.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”