Horoskopi, 11 dhjetor 2015

Dashi

Përfitoni nga mundësitë e mira, që yjet ju servirin dhe shfrytezojini ato në favorin tuaj. Jepini dore të lirë iniciativave tuaja të pashtershme. Në familje dhe me miqtë, ju do të keni aftësi të veçantë në zgjidhjen e problemeve. Merrni përparësinë e hënës për të pasur pak intimitet me partnerin tuaj, befasojeni atë. Zgjidhni një mbrëmje në intimitet të plot, larg nga angazhimet dhe zhurmat e njerëzve. 

Demi
Qielli sot ju bën veçanërisht të çuditshëm dhe krijues. Ndiqni intuitën dhe nuk do të gaboni. Duke përdorur, talentin tuaj, mund të përfitoni nga frymëzime të reja dhe të vlefshme. Nuk do të mungojnë përfitimet e të ardhurave! Nëse ju keni një histori dashurie në progres, kjo do të jetë dita juaj me fat, mirëkuptimi me partnerin do të fitojnë pikë dhe interes nga të dyja palët.

Binjakët

Gjendja juaj shpirtërore sot është plot gjallëri. Kujdes me gabimet e mundshme në punë, mos lini pas dore detajet e rëndësishme, përpiquni të jeni më preçiz dhe profesional në punën tuaj. Hëna është në pozicion jo të favorshëm, kundër Jupiterit dhe Saturnit. Bilanci juaj është i ndikuar nga pesha e rutinës së përditshme, në këtë kohë bëhet më sfiduese.

Gaforrja
Nuk ka rreziqe serioze dhe mund të përballeni me besim të plotë se çdo gjë do të jetë mirë. Vendosni, rregull rreth jush, si në marrëdhëniet tuaja me koleget  dhe në çështjet praktike. Disa projekte për momentin duhen lënë menjëanë, kjo gjë duhet bërë për  të shmangur zhgënjimet, energji të humbur dhe para. Merrni kohë për të pushuar, por mos refuzoni çdo propozim për kohën e lirë dhe argëtim.

Luani

Është e lehtë për të kuptuar se sot çdo gjë shkon mire, dhe ju keni rifituar qetësin, siguri dhe qartësin për ti parë gjërat nw këndin e duhur. Me Hënën në shenjën e Shigjetarit, nuk mund të jetë ndryshe. Do të keni zotërim të kontrollit emocional dhe një logjikë të përsosur.  Në qoftë se ju vendosni besimin tuaj në një takim të veçantë, mund të jeni të kënaqur, por të jeni të vetëdijshëm se çështja mund të marrë një kthesë për keq.

Virgjeresha

Asgjë e çuditshme në qoftë se sot humori juaj do të jetë i keq, pwr kwtw dhe karakteri juaj do të duket më pak i sjellshëm, më pak i shoqërueshëm se zakonisht. Besoni miqtë, besojini atyre shqetësimin tuaj dhe përfshini ata në zgjidhjet e problemeve! Mbrëmja do të jetë e qetë nga ana mendore dhe fizike, duke shmangur lodhjet.

Peshorja

Në mengjes përqëndrohuni me takimet e punës tuaj. Në pjesën e parë të ditës, ju do të jeni më bindës dhe konstruktiv. Me miqtë atmosfera është e këndshme dhe optimizmi juaj i infekton të gjithë. Çiftet në nivel të mirë, të shohim përmirësimin e kuptimit me partnerin, si në një nivel intelektual, ashtu dhe në faktorin seksual.

Akrepi

Fiksojini mirë qëllimet tuaja, përndryshe energjitë janë të shpërndara dhe mund të mos përfundoni asgjë. Kuptimi i përbashkët do t’ju ndihmojë të dalloni mundësi të mira nga ato më pak të favorshëme. Një projekt duhet të rishikohet në dritën e ngjarjeve të reja. Në fushën emocionale çdo gjë në rregull.

Shigjetari

Hëna e re në shenjë. Do të jeni të shoqërueshëm. Ju keni mundësinë për ti kuptuar njerëzit dhe situatat në ajër, kjo do të lejojë të jeni një hap përpara të gjithëve. Një mbrëmje e gëzuar do të bëjë jetën tuaj të dashurisë një furtunë te ngjarjeve dhe situatave të këndshme dhe emocionuese. Nuk do të mungojnë surprizat e këndshme edhe për beqarët.

Bricjapi

Pranoni me qetësi një krahasim të mendimeve. Mos këmbëngulni në idetë tuaja edhe në qoftë se ato duken më largpamëse se të tjerët. Marrëdhëniet dhe mendimet e kunderta  krijojnë tensione, por gjejnë zgjidhje. Ndoshta pretendoni më shumë, ruani qetësin dhe  humor të mirë. Fokusohuni në mirëqenien tuaj, ju keni nevoj të riforcoheni, të ndryshoni veset tuaja, alkooli dhe duhani ju përkeqësojn shëndetin. Ndryshoni dietën, merruni me pak stërvitje fizike.

Ujori

Nëse gjithçka shkon mirë në punë , nuk mund të themi të njëjtën gjë dhe në dashuri, Tërmete të forta, rigjallin një marrëdhënie që e ka humbur  entuziazëmin e dikurshëm. Është e gabuar të keqpërdoroni ndjenjat e të dashurve apo njerëzve që ju rrethojnë, ritmet e partnerëve duhen respektuar. Shëndeti nuk ju jep shqetësime, dhe duket se ju jeni shumë të fokusuar në kujdesin e imazhit. Një luk i ri do t’ju kënaq.

Peshqit

Mundohuni të kontrolloni ankthin e shkaktuar nga Hëna negative, dhe gëzoni të mirat e Venusit dhe Plutonit që të mbështesin fizikisht dhe mendërisht. Dashuria dhe miqësia do të ngatërrohen për ju dhe do të ndiheni të hutuar. Për ti dhënë jetë punës dhe studimit mund të vini ide të reja. Merrni kohë për tu përkushtuar familjes dhe vetes.