Dashi

Do të ndizni për vete sot një llampë, por pasi të keni diskutuar një herë me një person të familjes. Në fakt, vetëm në këtë moment do të kuptoni se keni një mundësi. Nganjehërë një takim shërben për të lëvizur diçka brenda nesh e nuk duhet t’i kthesh shpinën një rasti të tillë.

Demi

Keni gjetur miq të rinj rreth jush, si gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se duhet të braktisni personat që doni prej kohësh dhe që ju kanë qëndruar gjithmonë besnikë. Të zhgënjesh një mik është si të zhgënjesh një person familjar dhe nuk duhet të kaloni një situatë të tillë dramatike.

Binjakët

Shikoni përreth, keni një det me mundësi. Nuk e keni vënë re prej kohësh, qoftë për mungesë vullneti, qoftë për mungesë stimili. Nuk duhet të prisni gjithmonë që dikush t’ju nxisë. Duhet të jeni në gjendje të merrni inciativën dhe kur e dini që dikush tjetër mund ta bëjë, sepse do të humbi besimin tek të tjerët.

Gaforrja

Askush nuk ju ka thënë se do të ishte e lehtë të mbani një qëndrim standard, por ju e keni arritur këtë dhe nuk duhet të zbrisni më poshtë. Edhe në të kaluarën dikush ju ka vënë në provë, por ia keni dalë dhe sot nuk mund të bëni hapa pas, pasi do të ishte një lajthitje.

Luani

Nuk do të gjykoni të tjerët nëse nuk doni që të tjerët t’ju gjykojnë dhe t’ju kërkojnë llogari. Nuk duhet t’i jepni shpjegim askujt nëse nuk doni vetë që ta bëni këtë. Do të ishte më e lehtë nëse ia dilni të vini në vend planet tuaja.

Virgjëresha

Çdo fitore e juaja është një fitore edhe për personat që ju duan. Kështu që nuk duhet të ndiheni në faj nëse arrini më shumë sesa ata. Duhet të jenë të lumtur për atë që keni ditur të arrini. Mos u ndjeni keq sot nëse nuk arrini të merrni seriozisht planet e të tjerëve, sepse nuk do të jenë kaq bindës.

Peshorja

Keni pasur shumë çështje për të trajtuar së fundi, por kjo nuk do të thotë se nuk është e mundur që të arrini diçka më shumë, përkundrazi duhet të arrini shumë më tepër sesa keni parashikuar. Duhet vetëm të jeni të durueshëm dhe të kërkoni të reflektoni më me kujdes mbi atë që ju ka mbajtur peng deri tani dhe nuk ju ka lënë shumë liri veprimi.

Akrepi

Nuk duhet të mendoni që personat që ju rrinë afër mund t’ju tradhtojnë. Duhet të mendoni më tepër sesi mund t’i bëni të lumtur. Sigurisht që edhe ju jeni gjendur në situata të kundërta ndonjëherë në jetë. Nuk keni pasur shumë fat më parë, por nuk do të thotë se nuk mundeni të keni në të ardhmen.

Shigjetari

Nuk keni pasur mundësi të shijoni dashurinë që personat përreth thonë se kanë për ju. Por rrini të qetë për këtë. Gjatë kësaj kohe keni pasur shumë punë për të bërë dhe nuk keni pasur mundësi t’u dedikoheni atyre, por kjo nuk do të thotë se dashuria nuk ka qenë për ju.

Bricjapi

Kushtet tuaja ekonomike do të bëjnë që të analizoni çdo gjë dhe të mos bëni shpenzime qorrazi, pa i bërë mirë llogaritë. Ndoshta jeni bërë konfuz mbi çfarë do të bëni në të ardhmen, por kjo nuk do të thotë se mund t’ia lejoni vetes që të gaboni dhe të mos kujdeseni për atë që do të zbuloni.

Ujori

Edhe kur jeni duke kaluar momente të rëndë, mund të besoni tek afërsia që ju falin personat që keni rrotull dhe e marrin parasysh gjendjen tuaj shpirtërore, pa folur. Nuk kanë nevojë që ju të flisni, pasi do të jeni shumë i qartë dhe do kuptoheni kollaj.

Peshqit

Edhe kur keni dyshime mund të sqaroni mendimet falë personave që doni, por nëse dyshimet i përkasin atyre, do të jetë më e vështirë, pasi do të jeni të vetmit që do të merreni në pyetje. Të qëndrosh vetëm me veten mund të jetë një armë me teh të dyfishtë, sepse mund të zbuloni shumë ose asgjë. Mos kini frikë nga çfarë mund t’ju zbulojë karakteri juaj.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”