Horoslopi, 17 dhjetor 2015
Dashi
Hëna është vendosur në pjesën e pasme të shenjës tuaj. Dielli dhe Urani ju jep një ditë iniciative, duke bërë një kthesë të fortë. Sot do të jeni të çuditshëm, krijues dhe i pagabueshëm në planet tuaja, përpiquni për të realizuar atë që ju keni në mendje. Vendimet me rëndësi për disa blerje te pajisjeve të reja.
Demi
Qielli ju buzëqesh, do të përfundoni shpejt disa punë që nuk mund të presin dhe kohën tjeter mund t’ja kushtoni argëtimit. Do të jeni të aftë të administroni një situatë mjaft delikate. Dhe në fushën e dashurisë kur doni, ju dini të jeni interesant, të ëmbël, me një nuancë që e bën çdo gjë shumë romantike.
Binjakët
Ju do të zgjoheni me Hënë të keqe, dhe me një listë të pafund të gjërave për të bërë, nuk është lodhja që ju trembë, por mungesa e organizimit. As vigjilenca juaj nuk ju jep ndihmë të madhe, tani që Merkuri është larg, në shenjën e Bricjapit. Nëse koha ju premton , një shëtitje në natyrë do të shërbejë për të çliruar tensionin, përndryshe zgjidhni për një çaj bimor për tu relaksuar.
Gaforrja
Dita do të jetë e përkryer për një udhëtim ose për të zgjidhur situata që kërkojnë shumë impenjim. Bashkoni fuqitë dhe kërkoni mjedise të ndryshme për ide të reja. Kënaqësia ka fuqinë për të krijuar stimuj të rinjë dhe t’ju japë kurajon që të angazhoheni më shumë në punën tuaj. Eros juaj është duke dremitur, kështu që gëzojini këto momente të këndshme i vetëm ose me partnerin tuaj.
Luani
Me ndjenjat dhe intuitën tuaj, do të jepni më të mirën nga ju, shfrytëzojini mirë mundësit tuaja. Duke qënë të drejtë pa u nxituar, ju do të promovoni ndryshimet vendimtare për karrierën e ardhshme duke hapur shumë dyer të reja. Dashuria për ju do të jetë energjia e pastër, gëzimi i jetës, krijimtarisë, burimi juaj i optimizmit e guximit, të gjitha ato që e bëjn jetën me vlerë.
Virgjeresha
Edhe kur ju mendoni se bota është kundër jush, ka gjithmonë një zgjidhje për problemet, mjafton të shikoni përpara pa rënë në pesimizëm. Nuk ka asnjë pengesë që nuk mund të tejkalohet, duhet vetëm pak më shumë durim dhe tolerancë! Ndërmjet jush dhe partnerit sot nuk do të jetë një gjëndje e mirë, por mos u shqetësoni.
Peshorja
Të saktë dhe të rezervuar në punë, jeni me të vërtetë i pagabueshëm. Mund të qëndroni larg nga disa situata që mund të prishin imazhin. Edhe në qoftë se qëllimi juaj është për të fituar më shumë para, ju nuk do të jeni të gatshëm për të zbritur në kompromis. Do të ndjeni nevojën ti përkushtoheni fizikut dhe të menduarit në lidhje me mirëqenien tuaj. Do të jeni i vlerësuar dhe nga kolegët tuaj.
Akrepi
Me ndihmën e konsiderueshme që vjen nga Dielli, mund të realizoni çfarë keni në mendje, njerëzit dhe ngjarjet janë duke lëvizur në drejtimin e dëshiruar. Ditë e mirë për punë, aktivitete sportive dhe për biznese. Natë pasionante në krahët e partnerit, edhe çiftet që kanë çështje për të zgjidhur, do ti lenë mënjanë të gjitha. Jeta në shtrat do të jetë plot pasion.
Shigjetari
Ju do të ndiheni pak dembel, ylli i nates është drejtuar për në shenjën tuaj. Për këtë arsye, ju nuk do të keni dëshirë për të kryer detyrat e përditshme dhe do të ndiheni i pasigurt në lidhje me nevojat. Mos u llastoni por mundohuni të punoni si gjithë të tjerët, kjo nuk do të thotë që ti lini pas dore punët tuaja. Një dietë e pasur me fruta të lehta do t'ju ndihmojë për të rifituar një ekuilibër të mirë mendor dhe fizik. Në dashuri nuk ka probleme.
Bricjapi
Ju do të përdorni kreativitetin për ti bërë takimet të kënaqshme me të tjerët. Nuk do t’ju mungojnë mundësitë. Mbështeteni veten tuaj me optimizëm, por pa rënë në teprime apo qëndrime sipërfaqësore! Përfshini partnerin në përpjekjet tuaja, së bashku mund të punoni të hapur dhe duke mos pasur frikë.
Ujori
Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme që përfshijnë dhe sektorin profesional. Konstatimi i rëndësishëm i kësaj dite do të jetë shkathtësija juaj që udhëhiqet nga intuita! Është koha për të menduar për strategjitë në fushën profesionale dhe për të përgatitur me saktësi planet që ju interesojnë. Marrëdhëniet romantike janë duke u shqyrtuar nga afër.
Peshqit
Mund të keni mundësi te mira për të sjellë aftësitë dhe cilësitë në favorin tuaj profesional. Në punë, e rëndësishme është që të keni sikur edhe një projekt të vetëm dhe ta çoni atë deri në fund, shkoni në gjërat konkrete dhe nuk do të gaboni kurrë. Në dashuri, në qoftë se ndjenja juaj është reciproke, ju do të keni një shans të mirë për të marrë më shumë se sa shpresonit.





