Horoskopi, 20 nëntor 2015
Dashi
Me Hënën e drejtuar nga shenja juaj do të keni një ditë të zymtë, mundohuni të ruani qetësin me njerzit që ju rrethojnë. Evitoni lodhjen fizike!Veproni me maturi, sot do t’iu duhet të mendoni me mendje dhe jo me zemer. Kujdes, mund të bëni gjëra që do të pendoheni më vonë. Sot ju kërkohet të jeni gjakftohtë, i disponueshem më shumë se kurrë.
Demi
Sot Hëna do t’iu ndihmojë zgjidhjen e një çështje me persona që jeni të detyruar ti takoni. Më në fund dita për ju do të ndryshojë faqe! Me më shumë entuziazëm dhe miqtë tuaj do të pranojnë me dëshirë propozimet tuaja. Jeta bashkëshortore, do të kerkojë një ndryshim, për të larguar monotonin e të perditëshmes së kaluar gri. Do të jëni entuzjast për ktë ndryshim.
Binjakët
Ditë pak të tensionuar, për shkak të fushës profesionale, ku asgjë nuk duket e qartë në këtë moment. Mereni më shtruar, mos veproni pa plane për të paraqitur projekte të reja me familjen tuaj, kërkoni dhe mendimin e partnerit. Sot dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj.
Gaforrja
Dita e sotmë do t’iu qartësoj idetë për t'i dhënë fund javës së punës. Mos lejoni askënd, që t’iu prishë objektivat tuaja derisa të arrini atë që kërkoni. Beqarët do të kenë një ditë të mbushur me surpriza. Nuk do të mungojnë dhe aventurat, tregohuni të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë!
Luani
Për të lindurit e shenjës tuaj, vazhdon të fryjë erë pozitive. Shfrytëzoni këtë rast për të përmbushur ëndërrat tuaja. Do të keni një propozim mjaft joshës, mos refuzoni. Çiftet do të kenë një ditë plot dashuri dhe entuziazem. Beqarët, përpiquni të mos jeni selektiv! Tregohuni miqësor dhe të shoqërueshëm.
Virgjeresha
Hëna është larguar nga shenja juaj. Sot do të viheni në provë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Mos u mundoni të gjeni justifikime të panevojshme, veproni me maturi dhe do të ndiheni të çliruar nga gjërat e padobishme dhe të gabuara! Mos vini në rrezik lidhjen tuaj në çift për një aventurë të panevojshme. Para çdo vendimi merni në konsiderat pasojat.
Peshorja
Mos e humbni kohën kot për shkak të pasigurisë, dhe ndrojës. Ky është një moment i përshtatshëm për arritje në punë, shpalosni aftësitë tuaja! Pas një periudhe të gjatë të humbur kot, më në fund vjen momenti i shumë pritur. Kënaquni duke kaluar një mbrëmje me miqtë dhe mundohuni të lini pas të shkuarën e hidhur.
Akrepi
Yjet ndezin pasionin në marrëdhënien romantike që po jetoni. Ju do të arrini të realizoni dëshirën e madhe për të dashurit tuaj. Ditë intriguese për beqaret. Jeni munduar për mijëra projekte të kota dhe të pamenduara. Kthehuni në ralitet duke u përqëndruar në forcat tuaja dhe duke u fokusuar vetëm në çështjet kryesore. Do të keni në mbrëmje të këndëshme.
Shigjetari
Ditë komfuze mund të mbizotëroj sot. Mundohuni të jeni sa më i arsyeshëm dhe i matur. Beqarët, shumë prej jush, mund të zhgënjehen nga një xixë dashurie tejet problematike. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj, mos abuzoni me ushqimin duke e tepruar. Mundohuni të bëni orët e duhura të gjumit.
Bricjapi
Hëna ju jep përparësi për të marrë një projekt ambicioz, në biznes apo personal. Mos e humbni këtë mundësi me fat, është koha për të nxituar dhe për të jetuar në të tashmen dhe të zgjidhni mënyrat e duhura për të ardhmen! Partneri do të jetë më kërkues se zakonisht, por ju do të dini të gjeni një mënyrë për ta qetësuar atë ndoshta në një bisedë konstruktive.
Ujori
Sot për shkak të personave që ju rrethojnë do të rrisëni sigurinë dhe vetë-respektin . Dedikohuni projekteve që keni më shumë për zemër, do të ju bëjë të jeni shumë i përqëndruar. Ndjeshmëra dhe gëzimi i jetës suaj udhëtojnë në të njëjtën rrugë. Do të ndjeni nevojen per të qënë me partnerin tuaj ne intimitet të plot pa u shqetësuar.
Peshqit
Me Hënën që ndriçon shenjën tuaj, do të realizoni ëndrrat tuaja. Do të jeni në gjendje të ofroni një interpretim të ri, në situata që janë të rëndësishme për ju. Nëse jeni në çift, duhet të jeni më të durueshëm dhe në dispozicion për disa sakrifica të vogla. Beqarët, të qëndrojnë larg nga joshja e njerëzve që i ndjeni larg nga ju.
/portali DurresLajm/





