Dashi – Sot plani B. Dëgjoje zemën tende që thotë se nuk mund të bësh gjithmonë punën që po bën. Janë pjekur kushtet për të menduar një alternativë tjetër. E diela sot është relaks, afeksion e projekte për të menduar.

Demi – Adhuron të projektosh e të vësh rregull edhe të të dielën. Me axhendë dhe kalendar në dorë, do të programosh gjithçka, organizosh dhe të planifikosh punën e javës që vjen. Mos harro ama se sot është diel dhe familja e ndjenjat do të tërheqin të gjithë vëmendjen tënde.

Binjakët – Ribashkim familjar sot? Por mos e hapni kutinë e Pandorës e harruar deri tani qëllimisht. Gjithçka do të jetë perfekte dhe në harmoni të plotë. Për këtë ke nevojë sot. Ka kohë tjetër për të vendosur pikat mbi i.

Gaforrja – Venusi është me ty. Sot jeni në dashuri dhe të dashuruar e do të bëni gjëra që nuk janë të zakonshme për ju. Për dashurinë e dikujt do të të tërheqin në vende apo situata që normalisht nuk do t’i zgjidhje asnjëherë. Por shiko se ç’bën dashuria!!!

Luani – Do të zgjohesh me të gjithë qetësinë e mundshme. Je mirë, i lumtur, i dashuruar e i kënaqur nga puna jote. E diela e sotme është në divan, me familjen rrotull, në qetësi totale. Megjithatë, edhe pak sport në ajër të pastër do të të bëjë mirë.

Virgjëresha – Ke udhëtime e dalje nga shtëpia për t’u vlerësuar. Shijoji programet e paparashikuara, hip në makinë e nisu pa shumë mendime. E diel kjo me paqe e qetësi. Në mbrëmje do të kesh disa shqetësime ndoshta për ndonjë fëmijë apo person të dashur.

Peshorja – Jupiteri ka vënë duar mbi llogarinë tënde në bankë dhe e kuqja është ndoshta ngjyra dominuese. Sigurisht që kjo nuk do të ta rregullojë humorin, nuk të të lërë të bësh gjumë të qetë e ndoshta do të jetë pjesë debati me partnerin. Ndoshta do të jetë motivi i diskutimit për të ardhmen tënde profesionale.

Akrepi – Ndoshta një dhimbje koke ose një problem fizik do të të bëjë që të mos duash të kesh shoqëri pranë. Kështu, do të preferosh që të qëndrosh vetëm e do të jesh boll i lumtur të anulosh angazhimat e marra, duke përdorur si justifikim sikletin që ke. Partneri apo një person i dashur nuk do të jetë i kënaqur me këtë.

Shigjetari – Venusi është nervoze sot. Mes uljesh e ngritjesh, edhe pse nuk do të mungojnë çaste pasioni, nuk do të mungojnë as momentet e përplasjeve apo divergjencave në ide që mund të sjellin agravim të ditës. Evito ndonjë përgjigje të rëndë, ose bëj gjoja sikur nuk ke dëgjuar gjë.

Bricjapi – Rijepi vetes tëndë atë rol kryesor që ti meriton. Duhet të merresh e të kujdesesh më shumë për trupin tënd. Bëj aktivitet fizik, dil me biçikletë, vrapo, shëtit apo çdo gjë që është kujdesje për veten. Vlerëso sot ato detaje të rëndësishme që në ditët e zakonshme i neglizhon.

Ujori – Sot je tepër i lodhur si e dielë pranvere. Ke kaluar një të shtunë të shfrenuar non stop, e për këtë arsye sot ndihesh i lodhur e përgjumësh. Vetëm kush do të të “kapë për fyti” mund të të zgjojë interesin sot.

Peshqit – E diel relaksi e ledhatimesh sot, me ca dëshira të vogla që do të të realizohen. Me kalimin e nervozizmit dhe të lodhjes së djeshme, sot do t’i përkushtohesh partnerit dhe do të kaloni një ditë të bukur së bashku. Venusi është rikthyer i fortë për ju.

 

 

 Agjencia e lajmeve “Dyrrah”