Horoskopi, 27 nëntor 2015

Dashi

Ditën e sotme do t’ju duhet të jeni të durueshëm, ngjarjet sot nuk do të jenë në favorin tuaj, dhe e gjithë puna juaj mund t’iu shkojë kot. Analizojini të gjitha mundësitë dhe merrni prej tyre më të mirën e mundshme. Në punë mundohuni të jeni më konsensual dhe i qartë në atë që doni, që edhe kolegët të kuptojnë atë që ju kërkoni. Një dalje me miqtë do t’ju japë kënaqësinë që të harroni për një moment problemet.

Demi

Edhe pse do të keni një pengesë të vogël, kjo ditë do të jetë e shkëlqyer për shumë prej jush. Do të përfundoni angazhimet tuaja duke demonstruar aftësinë tuaj dhe do të gëzoni respektin e bashkëpunëtorëve. Nëse keni pasur ndonjë mosmarrëveshje me partnerin tani është momenti që ta surprizoni. Një darkë në intimitet me njeriun e zemrës do t’iu falte kënaqësi.

Binjaket

Yjet do të ofrojnë mundësi të mëdha, do të keni sukses në vendin e punës, edhe pse të ardhurat do të jenë më të pakta se sa priteshin. Kujdesuni për stabilitetin e marrëdhënies në çift dhe largoni dyshimet dhe pasiguritë, jepini atë që dëshiron partnerit tuaj. Për ata që janë beqarë mund të keni një kthesë të papritur.

Gaforrja

Ju do të keni një pikë shumë të rëndësishme kthese të jetës tuaj profesionale, por do të duhet të bëni kujdes, sepse situata është pak e ndërlikuar. Kush dëshiron për të gjetur një dashuri të rëndësishme apo është vetëm, në kërkim të një aventure të radhës, do të ketë sukses. Bëni kujdes mos lini pas dore shëndetin tuaj.

Luani

Është duke ju pritur një ditë ku çdo gjë shkon pa probleme. Shijojeni këtë ditë të premte të qetë. Durimi që do të keni është në sajë të Hënës që ju buzëqesh. Ju do të keni një intuitë, të mirë për t’u dhënë zgjidhje problemeve që do të hasni në punë. Jeta në dashuri do të jetë e ëmbël, intensive, plot pasion, pavarësisht nga miqtë dhe disa tundime.

Virgjeresha

Mundohuni të largoni mendimet negative dhe të përqëndroheni në ato që me të vërtetë kanë rëndësi. Organizohuni për punë më të mirë dhe do të zgjidhni shumë probleme të mbartura. Në çështjet emocionale, mendojeni mirë çdo lëvizje, përpara se ta fusni veten në telashe. Merrni kohë për të pushuar këtë fundjavë dedikohuni familjes tuaj, bëjini ata të ndihen krenar per ju.

Peshorja

Entuziazmi dhe mënyra se si i merrni në konsideratë gjërat që ju përballeni, nuk e bën të metë. Në të vërtetë, ju jeni një njeri i mbushur me energji konstruktive që kërkon të japë më të mirën për veten edhe në momentet më pak të favorshme. Nëse ju jeni në çift, kjo mbrëmje do të japë më shumë dashuri. Beqarët do të kenë dëshirën për të jetuar një lidhje të thellë, edhe pse ajo mund të kufizojë lirinë tuaj.

Akrepi

Vështirësitë nuk do të mungojnë, megjithatë do të jeni në gjendje për t’i përballuar me sensin e frikshëm të humorit që do t'iu ndihmojë, të mos i merrni shumë seriozisht. Nëse ju punoni si një ekip me të tjetër, mbani sytë hapur mbi atë që po ndodhin rreth jush. Në dashuri tregohuni i qetë dhe të relaksuar me partnerin tuaj.

Shigjetari

Jeni shumë të nxituar për t’i parë gjërat me qartësi, veçanërisht për sa i përket marrëdhënieve në çift dhe në punë. Veproni me maturi, veçanërisht në çështjet profesionale, mund te rrezikoni vendin e punës, me vendimet e paargumentuara, i nxitur nga emocionet. Respektoni dhe përkushtohuni partnerit tuaj.

Bricjapi

Energjia që keni duhet shfrytëzuar në fushën profesionale, në qoftë se ju doni të shihni rezultatet, mos e kaloni kohën duke u ankuar, por veproni me besim dhe vendosmëri. Dikush do t’ju vijë në ndihmë papritur, megjithatë, në kohën e duhur. Mundohuni të bëni stilin e jetës tuaj, për të parandaluar fillimin e problemeve dhe për të vënë rregull, edhe në qoftë se dikush nuk pajtohet me ju.

Ujori

Yjet do të mbajnë një nivel të lartë të energjisë dhe të krijimtarisë. Ju do të vlerësoheni dhe përgëzoheni për angazhimin tuaj, dhe cilësia e padiskutueshme e punës tuaj, mund t’ju japë një shpërblim. Një çështje e vjetër më në fund do të zgjidhet. Yjet nuk përjashtojnë një takim dashurie, dashuri në shikim të parë apo një afrim.

Peshqit

Hëna dhe Jupiteri do t’ju ndryshojë humorin për keq, probleme në familje dhe në çështjet financiare, megjithatë, nuk është nevoja për t'u frikësuar nga kjo situatë. Marsi dhe Venusi janë vendosur, në një pozicion strategjik, duke ju ardhur ne ndihmë për të kapërcyer këtë situatë jo të pëlqyeshme. Bëni kujdes me dietat ushqimore! Përmirësoni atmosferën në mbrëmje.

/portali DurresLajm/