Horoskopi, 28 nëntor 2015
Dashi
Dita është e mbushur me impenjime dhe probleme. Lerini të gjitha, shkëputuni nga rutina e përditshme, merrni pak pushim, për të lënë pas për një moment të gjitha impenjimet që mund të presin të përfundohen në një ditë tjetër. Pozicioni i Hënës, ju prish humorin dhe do të shkaktojë konfliktet me partnerin, kështu që evitoni të gjitha konfliktet në familje. Moment i vështirë dhe për beqarët mos e lejoni të tërhiqeni nga emocionet.
Demi
Të gjallë dhe të shoqërueshëm, kur Hëna ndodhet në fushën e tretë. Lajme dhe angazhimet sociale janë tema dominuese e kësaj dite plot emocione dhe surpriza. Dita e sotme, do t’iu jap mundësinë për të takuar njerëz që kanë rëndësi në fushën profesionale, duke ju ofruar shance të mira për të rritur sado pak të ardhurat. Darkën kalojeni në intimitet me partnerit tuaj.
Binjakët
Ju jeni plot me qëllime të mira. Propozoni të bëni shumë gjëra, dhe bëni shum mirë, sepse projektet nuk mungojnë. Ju duhet të gjeni dhe mjetet e nevojshme për ti vënë në jetë propozimet tuaja. Nuk do t’iu mungojnë edhe idetë për të zhvilluar projekte të reja. Blerje të mirë menduara dhe fitimprurëse. Jeta emocionale e pasur dhe të përmbushur, veçanërisht nga pikëpamja e sigurisë.
Gaforrja
Hëna në tranzit nëpërmjet shenjës tuaj, ushqen entuziazmin tuaj, duke ju lehtësuar mundësimin e kontakteve të reja me sipermarrës të rinj duke ju ofruar mundësi, të reja. Kohë ideale për të bërë kërkesa ose të propozoni projektin, tuaj që keni pritur një kohë të gjatë. Nuk do të zhgënjeheni! Në dashuri, fat të mirë, në çifte ju do të ndiheni në lartesinë e “reve”.
Luani
Nëse dita ka filluar e zymtë shoqeria e të dashurve do ta ringjallë, miqtë dhe familja janë një shërimi i madh për mërzinë. Kjo mund të jetë një ditë e mirë për të analizuar atë që kohët e fundit ju ka bërë të ndiheni në ankth apo të shqetësuar. Nëse ju jeni në çift, merrni në konsiderat, kontributet e ofruara nga njohjet e reja. Marrëdhënia ka nevojë për ajër të pastër për të rifituar shkëlqimin.
Virgjeresha
Një mik do t’iu ndihmojë, ju në një projekt, ose do t’iu sygjerojë dikë që i di përgjigjet e pyetjeve tuaja. Në projektet që keni në mëndje duhet të mblidhni forcat duke u përqendruar në strategji të reja. Kërkoni edhe mendimet e të tjerëve mund ta keni më të thjesht për të vendosur, besojini arsyes dhe jo instinktit. Ju presin surpriza të reja.
Peshorja
Hëna drejtuar shenjës së Gaforres, do të dërgojë sinjale për një ditë shumë të tensionuar dhe të mërzitshme. Duhet të ruani qetësin sepse mund të shihni provokime. Mos qëndroni, të vetëm dhe të zymtë, për ta shtuar mërzitjen. Mundohuni të shkëputeni nga kjo gjendje duke u marrë me ndonjë aktivitet që mund t’iu ngrejë moralin.
Akrepi
Kjo ditë është premtuese për ju, planetet ju mbështesin. Ka ardhur momenti të merrni shumë kënaqësi, edhe në dashuri. Sot Hëna e plotë ju përfshin në harmoni. Takime dhe ngjarje të rëndësishme ju presin, ju duhet vetëm të tregoheni i gatshëm, për ti mirëpritur këto okazione. Dashuria ju buzëqesh.
Shigjetari
Ditën e sotme do ta mbizotërojë një butësi dhe entuziazëm, mos refuzoni mundësinë për të bërë ndryshime në një situatë delikate që ju ka shqetësuar, për ditë me radhë. Organizoni buxhetin, kontrolloni shpenzimet e shkaktuara kohët e fundit. Në dashuri, mos kultivoni frikën apo dyshim, kini besim dhe konsultohuni me familjarët dhe partnerin.
Bricjapi
Ditë intensive dhe e mbushur në disa aspekte. Hëna është në kundërshtim me Marsit. Është momenti për të tërhequr frenat dhe ta ngadalësoni pak ritmin, duke shmangur çdo burim të tensionit dhe konfrontimit. Kujdes me shpenzimet e pa nevojshme! Kujdesuni për shëndetin, mund të kaloni një gjëndje jo të mirë edhe pse jo shumë serioze. Në ditët në vijim çdo gjë do të stabilizohet si me parë, por përpiquni të ushqeheni shëndetshëm.
Ujori
Fusha juaj e gjashtë është e zënë sot nga Hëna. Ka mundësi për të dhënë një kthesë interesante për aspektet më praktike të jetës tuaj. Mos nënvlerësoni gjërat e vogla, por jepini rëndësin e duhur në çdo gjë që bëni. Njerëzit që keni afër jush ju tregojnë dashurinë e tyre, duke ju dhënë diçka më shumë se zakonisht. Kujdesuni për trupin tuaj dhe pamjen tuaj fizike.
Peshqit
Ndjeshmëria juaj ju bën të ndjeni keqardhje për të tjerët, kështu që ju mendoni dhe të reagoni në harmoni me ata që ju rrethojnë. Beqaret, jeni i pakapshëm dhe ndoshta për shkak të kësaj bëheni më joshës. Nëse ju jeni në çift, shpirti është në dritë dhe i gjallë. Kaloni një pasdite të këndshme me miqtë, dhe do të jetë atmosfera që do t’iu çojë lartë moralin.
/portali DurresLajm/





