Dashi

Prej kohësh keni kërkuar një stimul në punë, por nuk keni qenë me kaq me fat. Pritshmëritë e tua, le të themi, nuk kanë gjetur interesimin që kërkonit. Ky zhgënjim është i kuptueshëm, prandaj sot harrojeni, dhep përkushtojuni dikujt, që e keni lënë pas dore pikërisht për shkak të punës.

Demi

Keni qenë këmbëngulës në këtë periudhë dhe gjithçka që keni dashur të arrini, me shumë mundësi e keni arritur. Gjithsesi, sot është momenti për të bërë projekte më serioze që do të kërkojnë shumë më tepër forcë vullneti. Ky është defekti juaj i vogël, por me pak më shumë sforcime dhe sakrificë, do t’ia dilni.

Binjakët

Edhe pse përpiqeni shhumë për të qëndruar të qetë, nganjëherë nuk arrini që të qëndroni të shkëputur nga përballja e argumenteve që nuk ju takojnë. Edhe pse nuk ju prekin direkt, ama ju godasin njëlloj. Sot, në mënyrë të veçantë do të dëgjoni dikë që do ju dalë në temë dhe ju sërish do të ndërhyni, duke rrezikuar dhe të merrni kritika.

Gaforrja

Jeni pak nostalgjikë së fundi, sidomos që ndjeni se diçka që e kishit shumë për zemër po largohet nga ju, pikërisht për shkak të kohës dhe jo ndonjë arsyeje tjetër. Pavarësisht kësaj, duhet të jeni pozitiv e të mendoni se gjithçka që do të vijë në të ardhmen do të jetë më e mirë se ajo që keni pasur, pikërisht për shkak të përvojës që ju keni akumuluar.

Luani

Sot do të jetë një tjetër ditë plot me ide dhe eksperienca të mrekullueshme, por nuk duhet t’i bëni vetëm. Prandaj sigurohuni për të pasur afër dike më të cilin t’i ndani. Kërkojuani këtë personat që doni ose që stimuloni. Me siguri do të ndihen të lumtur që mendoni për ta dhe do të bëjnë diçka që nuk kanë provuar më parë.

Virgjëresha

Mbështetja dhe afrimiteti juaj mund të jetë i ndryshëm nga ai që keni mësuar të përdorni së fundmi. Për këtë, nuk do të shikoheni me të njëjtin sy, por me habi, të paktën nga ata që ju njohin. Ndërsa personat e tjerë do ta përkrahin këtë anën tjetër tuaj, si kameleon, dhe pikërisht kjo ju duhet për momentin, meqë është e pamundur që të ktheheni pas.

Peshorja

Ditën e sotme ndoshta do të keni reagime që nuk i prisnit, ose që do t’ju surprizojnë edhe vetë ju. Por, tashmë do të përshtateni më këto, pasi nuk mund të shikoni më në të kaluarën, por vetëm para. Sot do të lini edhe personat e tjerë që do t’ju bëjnë të mendoni mbi situata të reja, por gjithsesimos hiqni dorë nga projekti i fundit i juaji.

Akrepi

Në përgjithësi jeni shumë aktivë dhe bëheni katërsh kur besoni nënjë projekt. Defekti i vetëm është se, nëse nuk e mbaroni në kohë, do e lini në gjysëm ose do të dështoni plotësisht. Mos e bëni këtë sot, por mbi të gjitha mos përfshini të afërmit tuaj, pasi do të zhgënjehen nëse nuk do të shikojnë frutet e punës suaj.

Shigjetari

Jeni shumë altruistë e kjo nuk mund t’ju mohohet, por nganjëherë nuk arrini që të dalloni çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Zakonisht janë të tjerët që ua thonë dhe ju bëjnë që të hapni sytë. Sot, ndoshta do të jeni vetë që do të merrni një vendim të tillë, prandaj përpiquni që të kuptoni se ku keni besuar kot dhe kush nuk e ka merituar.

Bricjapi

Sot është momenti kur ju i përkushtoheni punës, e cila do t’ju japë shumë sodisfaksion. Pas një periudhe të gjatë mungese idesh, ja ku vjen një ditë si e sotmja për të kthyer shumë ide në mendjen tuaj. Do të priten me shumë entuziazëm nga të gjithë ata që bashkëpunojnë me ju. Nëse nuk do ta bëjnë, do të jetë humbje për ta, nisur nga fakti që ju jeni një shkallë më lart se ata.

Ujori

Edhe pse e dini mirë që nuk mund të pranoni shpërqëndrim mbi punën, kjo nuk do të thotë se nuk mund të merrni pak pushim dhe se nuk mund t’i dedikoheni argëtimit. Veçanërisht sot që ndiheni pak poshtë me humorin dhe keni nevojë për të kaluar pak kohë ndryshe në vende që janë rreth jush. Mos jini shumë prepotent, pasi nuk do t’ju bëjë kush shoqëri.

Peshqit

Prej kohësh e prisnit që dikush t’ju përfshinte në diçka që do t’i kuptonte interesat tuaja dhe do të jetë argëtues. Më në fund erdhi kjo pikë. Një event shoqëror do të ndodhë, nga ata që ju pëlqejnë dhe do t’ju argëtojnë më shumë se kurrë. Sigurisht që do të keni mundësi që ta ndani atë që keni mësuar prej kaq kohësh, me njerëz që mendojnë si ju dhe do të jenë të kënaqur që t’ju dëgjojnë.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”