Horoskopi, 8 dhjetor 2015

Dashi
Nëse pamja juaj e jashme ka shumë rëndësi për ju, sot do të jetë e kundërta, falë pozicioneve planetare, forma do të jetë jo shumë e kënaqëshme. Marsi është kundër jush, kështu ju do të ndiheni të lodhur dhe të mërzitur, shumë shpesh jeni të shqetësuar dhe i nevrikosur . Merrni leje në punë për një ditë relaksimi të plotë qoftë edhe për të reflektuar për projektet tuaja. Shmangni tensionet dhe diskutime.

Demi
Hëna do t’ju hedh një humor gri, mjedisi është nxehur nga xhelozia dhe pakënaqësia. Pa arsye do t’ju kthehen frikërat dhe ankthet që ju kishit menduar që i përkisnin të shkuarës, flisni me një mik të besuar. Në qoftë se nuk do të keni gjumë të qetë, mos shkoni direkt tek qetësues ose ilaçet, por mundohuni të qetësoni mëndjen dhe ti largoni të gjitha mendimet e këqija, pak lëng limoni do t’ju ndihmonte.

Binjaket

Ëndrra  të mëdha, ju keni një vullnet të madh për të vënë në praktikë të gjitha ato që ju keni vendosur. Nuk do të mungojnë mundësitë e mira për të arritur suksesin. Jeni energjik, i zgjuar dhe këmbëngulës në idetë tuaja, mund të mbështeteni në ndihmën e miqëve ose të afërmve tuaj. Planetet ju mbështesin, për interesat dhe stimulimin e njohurive të reja.

Gaforrja
Ju mund të bëni çfarë të doni, ëndrrat fillojnë të realizohen, faktet dhe njerëzit lëvizin në drejtimin e dëshiruar. Të inkurajuar dhe përkrahur nga ata për të cilët ju keni një respekt dhe dobësi të thellë, ju mund të rriteni profesionalisht në fusha krejtësisht të reja. Natë magjike dhe pasioni në krahët e partnerit tuaj. Venusi ju dëshiron të bukur, kushtojini rëndësi pamjes tuaj.

Luani
Humori nuk do të jetë i mirë, për shkak të disa planeteve në lëvizje. Në fakt ju duket e dyshimtë dhe hezitoni më shumë se zakonisht, nuk ndiheni të sigurt dhe keni frikën se mos gaboni. Në te vërtetë gjërat nuk po ju shkojnë mirë, por duhet të provoni dhe të mos rrini pasiv, pasi  ka mundësi për të qëlluar në shenjë. Nëse keni një problem me dikë, mos kërkoni hollësi rreth sqarimit te çështjes. Qetësohuni!

Virgjerasha
Hëna ju zgjon nga gjumi letargjik. Ju do të ndjeni nevojën të lëvizni dhe të spostoheni nga ambieti ku jetoni, për të përjetuar përvoja emocionuese. Do të jeni në gjendje të përballeni me fytyra të reja dhe situate të reja pa ju dridhur qerpiku. Do të jeni jashtëzakonisht të gjallë dhe plot pasion! Kush dëshiron për të takuar njerëz të rinj do të jenë të kënaqur.

Peshorja
Intuita është arma juaj më e mirë tani. Mos nënvlerësoni përfitimet që mund t’ju sjellin idetë tuaja personale. Do të dini të njihni njerëz të mirë, me të cilët mund të ndani pasionet dhe hobit. Për beqarët një aventurë, në dukje vetëm kalimtare por mund të kthehet në një marrëdhënie të qëndrueshme. Çiftet do të kenë trazira në mardhënie.

Akrepi
Qielli mbështet programet e argëtimit, duke ju lejuar që të relaksoheni dhe më në fund të kushtoni pak kohë për aktivitetet tuaja të preferuara. Keni nevoj për një udhëtim, të shkoni në një vëndë të qetë e të preferuar, do të kaloni momente të paharrueshme me të dashurit tuaj. Do të dini të ndërtoni rrugë të reja për tu kuptuar më mirë me partnerin e për të ndarë bashkë momentet të bukura dhe të paharrueshme.

Shigjetari
Trgohuni të kujdesshëm, mos u bëheni nervoz për dikë që tenton të marrë rezultatet tuaja. Ju mund ta mbani atë larg, pa ju zbuluar dhe mbi të gjitha, pa u treguar agresiv ose të paduruar. Një fije e hollë e nervozizmit mund të përfundojë në një sjellje të pahijshme për ju në sytë e kolegëve tuaj. Çiftet të bëjnë kujdes, në mardhënien e tyre bashkëshortore, për shkak të Venusit që nuk shikon në shenjën tuaj. Beqarët do të kenë miqësitë të reja dhe individuale si kurrë më parë.

Bricjapi
Yjet do t’ju mbrojnë. Kjo do të thotë se një shqetësim i juaji duket i tepruar dhe pa asnjë lloj motivi. Një miqësi e re do të tërheqë në një lidhje zbavitëse, por veproni në mënyrë që të mos lini shumë zemra te thyera pas! Disa do të arrijnë një objektiv të rëndësishëm, të tjerët do të jenë në kontakt me njerëz dhe mjedise të reja, të ndryshme nga e zakonshmja.

Ujori
Yjet e kësaj dite ndriçojnë për të tërhequr vëmendjen tuaj, rreziku që ju kanoset është për të shkuar përtej kufijve të durimit. Në fakt jeni të përqëndruar tek vetja juaj, dhe nuk ju interesojnë situatat që ndodhin me të tjerët, madje edhe kur është fjala për familjen tuaj. Ju shikoni komplote kudo! Drejtoni shikimin dhe do të shikoni që dikush afër jush ka nevoj për ju.

Peshqit
Me vizatimet yjore qielli është në favorin tuaj, lërini me një anë angazhimet dhe më në fund është momenti për një udhëtim deri më tani të mbajtur në sirtar. Përveç argëtimit, ju do të njihni njerëz të mirë, të kulturave dhe feve të ndryshme nga tuajat. Lajm i mirë! Pasioni në nivele të larta. Për disa, gënjeshtra të vogla mund të zbulohen, duke krijuar trazira në marrëdhëniet në çift.

/portali DurresLajm/