Horoskopi, 9 dhjetor 2015

Dashi

Sot do të keni intuitë të thellë, në sajë të Hënës në shenjën e Akrepit. Biznesi do të jetë në rritje dhe do të shtohet numri i konsumatorëve për ata që kryejnë një aktivitet komerciale. Gëzojini momentin tuaj të fitores, dhe mos ndryshoni programet! Shfrytëzoni filozofinë “merr dhe ik”, ka për të qenë një aventurë e bukur, pa u ndjer në faj apo skrupuj të papritur.

Demi
Pozicioni hënor mund t’ju çojë në situata të vështira dhe stresuese për ti menaxhuar, si ne familje por edhe jashtë saj. Bëni mirë për ti paraprirë menjëherë, duke u përpjekur për të mos bërë hapa të gabuar. Një viroz e stinës, e kalueshme do t’ju bezdisi, por mos u shqetësoni dhe mos e bëni tragjike duke shqetësuar familjaret. Kohët e fundit keni shpesh tendencë ti ekzagjeroni gjërat.

Binjakët
Jeni duke kërkuar për ide të reja për të bërë një hap të madh në karrierën tuaj profesionale, por tani ju duhet të kënaqeni, për të mbajtur ate ekonomi te përditshme. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të keni sukses, por më mirë të qëndroni me këmbë në tokë. Beqarët, në vend të fluturoni lule me lule, filloni të mendoni seriozisht për një propozim që ju është bërë.

Gaforrja
Ditë e shkëlqyer, me yjet në anën tuaj. Duhet të viheni në lëvizje, veçanërisht në qoftë se ju keni një aktivitet të llojit artistik, lidhur me botën e argëtimit, në këtë rast çdo gjë do të shkojë mire. Ju do të jeni ideal për të bërë shpirtin apo liderin e çdo grupi, të çfarëdo negociate. Venus premton gjëra të mëdha në fushën sentimentale.

Luani
Ditë jo e mirë, do të ndiheni pak të ndrydhur. Përmbahuni me qartësi të madhe në të gjitha format e komunikimit, kjo do të shmangë çdo konfuzion dhe keqkuptim që mund të shkaktojë vonesa të pakëndshme. Në rast takimesh të rëndësishme, ju nuk mund të ndryshoni mëndjen e personit që ju doni, por pranojeni atë ashtu siç është dhe ndani dashurin tuaj, atë që keni të përbashkët . Kjo është dashuria e vërtetë!

Virgjeresha
Me erën që shkon drejt Hënës ju nuk do të jeni në gjendje të shihni përtej çka ju paraqitet, për të refuzuar marrëveshje dhe madje edhe në situata vërtetë të papritura. Mos harroni ti përgjigjeni mesazheve të rëndësishme të punës suaj, përpiquni të jeni më specifik . Për të marrë vëmendjen tuaj partneri duhet të bëjë të pamundurën, mos prisni që ti humb durimi. Kushtojini partnerit tuaj vëmëndje të polot.

Peshorja
Përballuni me ditën e sotme me besim të plot. Aplikoni vizionin tuaj te përgjithshëm dhe mundohuni ti jepni zgjidhje problemeve ekzistuese në vendin e punës. Duhet të jeni të sigurtë se do t’ja dilni mbanë. Do të keni një dhunti për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, me një kohën rekord për t'u patur zili. Në dashuri, dhurojini partnerit momente butësie dhe intimiteti. Beqarët, shfrytëzojini mundësitë e takimeve, të cilat janë të shumta për fat të mirë.

Akrepi
Yjet bashkohen për t’ju dhënë një ditë të qetë. Në fushën profesionale yjet premtojnë shpërblime të mëdha, por ju kërkojnë një angazhim serioz. Është koha për të konsoliduar pozicionin tuaj, duke përfunduar punët në progres. Dashuria ju buzëqesh edhe në fushën financiare. Shumë ftesa dhe propozimet për në mbrëmje.                                                        

Shigjetari
Sot ndiheni pak të çoroditur, pak edhe nga Hëna në fushën e dymbëdhjetë, pak edhe për fajin tuaj. Sëmundje sezonale, çrregullime të gjumit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit në punë, tensionet me partnerin dhe familjen tuaj do t’ju bëjnë të ndiheni të pambrojtur. Merrni një pushim, në qoftë se ju mundeni dhe merrni kohë për veten të reflektoni mbi çka keni bërë.

Bricjapi
Harxhoni shumë kohë duke biseduar me miqtë dhe nuk interesohëni për kohën e humbur. Ndarja me të tjerët e mendimit tuaj do të jetë vendimtare. Ka ardhur moment të konfirmoni veten tuaj, mjaft keni humbur kohë. Lajme të mira në frontin e punës. Ndoshta një veprim i bërë në të kaluarën më në fund po jep frytet e veta. Do të keni ftesa dhe mundësi të reja për të filluar një jetë normale.

Ujori
Hëna ju ka ngadalësuar në masë, ju nuk mund të bëni asgjë pa pasion dhe entuziazmin tuaj të gjallë. Të kënaqeni me disa thërrime, megjithatë kjo nuk bën për ju. Jeni gati për të bër lëvizjen tjetër për të marrë atë që ju kërkoni. Mbledhja e pajisjeve të palestres dhe mos përdorimin e tyre është me të vërtetë një humbje e kohës dhe parave. Përdorni sa më shumë biçikletën.

Peshqit
Nën mbulesën e Hënës nuk ka asnjë angazhim që nuk ju shikon aktiv dhe të gatshëm për të kapërcyer çdo pengesë. Energjia dhe optimizmi janë në fushë për t’ju dhënë një dorë të forte. Bashkë me aleatët tuaj, suksesi është i garantuar! I mbushur me aftësitë më të mira të joshjes, ju nuk do të rezistoni një aventure të pazakontë, por shumë intriguese.

/portali DurresLajm/