DURRËS, 5 mars 2015 –  Parashikimi i yjeve

Dashi

Do të jeni të mbushur me energji por do ta keni të vështirë ti tregoni ato në ambientin rrethues. Do t'u jepni zgjidhje në mënyrë të lehtësishme disa problemeve që keni pasur gjatë ditëve të fundit. Sa më të kënaqur që do të ndiheni, aq më shumë do të doni të ecni përpara.

Demi

Do të ndiheni me fat pasi do të respektoheni dhe do të jeni në qendrën e vëmendjes së miqve e të afërmve tuaj. Humori juaj i mirë do të jetë mjaft tërheqës për të panjohurit, të cilëve do t’ju bini menjëherë në sy. Do t’ju dukeni të këndshëm dhe interesantë nga pamja e jashtme. Fushat në të cilat do të tregoni interes, do të rriten.

Binjakët

Çfarëdo që të bëni sot, do të jeni më të lumtur dhe të kënaqur nëse rrethanat në të cilat do të zhvillohet veprimtaria juaj do të jenë lehtësuese. Mos u mbyllni në vetvete për shkak të vështirësive që mund të hasni. Mundohuni të dilni dhe të argëtoheni sa më shumë.

Gaforrja

Është një ditë shumë e mirë për të realizuar projektet tuaja personale. Do të keni shumë sukses në realizimin e tyre nëse përveç interesit financiar, vendosni edhe anën shpirtërore. Nëse doni të keni diçka, do ta keni patjetër. Mjafton të punoni fort dhe me seriozitet për t’ia dalë.

Luani

Sot do të keni të dyfishuar dëshirën për të investuar e për të marrë fitime të majme, por nuk do të ngelë më pas dëshira për tu rritur profesionalisht. Sot do të keni mundësi të kënaqni kërkesat tuaja, të cilat janë shpesh shumë egoiste. Do të keni shpresa të mëdha për një të ardhme në të mirë.

Virgjëresha

Mos mendoni shumë për paratë. Do të jetë një ditë shumë e mirë për tu shoqëruar me persona të rinj apo për të kaluar disa orë jashtë ambientit familjar. Nëse do të arrini të merrni kënaqësi shpirtërore dhe nëse do të krijoni një marrëdhënie të mirë me ata që ju rrethojnë, ana financiare nuk ka për të qenë një problem për ju. Është ditë shumë e mirë për të dhuruar diçka.

Peshorja

Ju pret një surprizë e këndshme gjatë kësaj dite. Mund të përfitoni nga një nismë juaja individuale apo nga një investim që keni bërë në grup. Do të fitoni respektin e disa kolegëve,  me të cilët keni patur marrëdhënie formale. Nëse do të dini si të veproni, do të mund të rrisni në një masë të madhe të ardhurat tuaja financiare.

Akrepi

Është një ditë shumë e mirë për të harmonizuar disa marrëdhënie. Shumë prej jush do të mund të negociojnë me disa persona që janë të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Mos i mbivlerësoni shumë aftësitë dhe bujarinë e të tjerëve, pasi shumë shpejt mund të gënjeheni.

Shigjetari

Suksesi i kësaj dite do të matet nëpërmjet parave të fituara, rehatisë, luksit e komfortit. Do të mund të realizoni gjithçka që keni planifikuar sot. Do të jeni eficentë në punë dhe nuk do të hasni në kundërshtime apo kontradikta me ata që ju rrethojnë.

Bricjapi

Sot do të renditeni në anën e shkëlqyer të diellit. Edhe ju do të shkëlqeni dhe do të lini pa fjalë ata që do t’ju rrethojnë, veçanërisht nëse do t’ju duhet të bëni ndonjë prezantim apo interpretim. Interesat tuaja për të ndarë suksesin me të tjerët do të rriten, veçanërisht nëse  ata që janë rreth jush do të dinë t’ju vlerësojnë.

Ujori

Rehatia në shtëpi do të jetë shumë e rëndësishme për ju gjatë kësaj dite. Do të doni të jeni të qetë nga ana mendore, duke mos pasur asnjë lloj konflikti apo çështje shqetësuese që mund t’ju prishë humorin. Do të arrini të fitoni kënaqësi nga puna juaj dhe dashuria do të nisë të kthehet në ambientin tuaj familjar. Mos u tregoni kokëfortë dhe përshtatuni me të tjerët.

Peshqit

Do të keni një mundësi të madhe për të treguar edhe një herë aftësitë tuaja, të cilat janë të shumta dhe mund t’ju ndihmojnë për të arritur përmbushjen e disa qëllimeve. Mos u tregoni të turpshëm por nxirrni në pah talentin tuaj. Marrëdhënia në familje do të jetë harmonike.