Dashi-Një frymëzimi krijues mund t’ju largojë përkohësisht nga jeta juaj shoqërore. Në një moment ju mund të punoni sikur të mos kishte të nesërme. Sigurohuni që të mbani në dorë ushqime të mjaftueshme dhe bëni pushime të herëpashershme. Punoni shumë dhe paç fat!

Demi-Një ditë të bukur do të kaloni sot. Do të kaloni shumë kohë me miqtë dhe me familjen tuaj. Për sa i përket financave, do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund të bëni të gjitha shpenzimet që dëshironi.

Binjakët-Do lëvizni drejt një faze të re për marrëdhënien tuaj me paratë, theksi në jetën tuaj do jetë mënyra se si ti shpenzoni ato. Po planifikoni disa shpenzime dhe kujdes kur merrni hua.

Gaforrja-Keni tendencën të refuzoni një ftesë sot, por planetet ju paralajmërojnë se do të bënit gabim. Dikush që mund ta takoni në udhëtimet tuaja mund t’ju ndihmojë shumë në ambiciet tuaja në muajt në vazhdim.

Luani-Është dita e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet me të tjerët. Në mëngjes do të keni një takim interesant. Nëse ka çështje që lidhen me jetën sentimentale është mirë që t’i zgjidhni dhe të mos i lini më pasdore. Besojini intuitës sot.

Virgjëresha-Do përfshiheni në lojën e rrezikshme të dikujt. Aventurat e një prej shokëve tuaj të ngushtë do kenë karakter ilegal. Do tundoheni nga fakti se përfshirja në këtë aktivitet dyshues mund të ketë përfitime të mëdha, por kur të mendoni pasojat e pakëndshme, do vendosni të mos merrni pjesë.

Peshorja-Do përjetoni mërzitje dhe kthesa të papritura kur bëhet fjalë për romancën sot. Xhelozia mund shfaqet tek ju, pasi në një moment do mendoni se i dashuri juaj po vëren dikë tjetër. Bëni kujdes sepse ka shumë mundësi që këto përshtypje të jenë imagjinata juaj dhe se e vërteta mund të jetë krejtësisht ndryshe. Mos paragjykoni derisa të keni fakte.

Akrepi-Gjatë gjithë ditës së sotme do të jeni të angazhuar me një problem familjar. Do të jeni përpara disa zgjedhjeve shumë të rëndësishme dhe duhet që vendosni nën presion. Kujdes me financat.

Shigjetari-Sot do të jeni shumë aktiv, por jo të gjithë çështjet do i zgjidhni vetë. Kujdes me financat mos shpenzoni për gjëra të pavlera që të përmbushni fantazitë tuaja.

Bricjapi-Ngjarjet e sotshme do t’ju kujtojnë se jeta nuk është vetëm për të bërë para dhe për të ngjitur shkallët e suksesit. Janë njerëzit ata që kanë rëndësi.

Ujori-Sot është dita për të bërë plane e për të vepruar. Në pasdite do të keni tendencën për të shpenzuar më shumë nga sa ju mban xhepi. Tregohuni të moderuar dhe kërkoni këshillë nga partneri.

Peshqit-Për ju sot është e rekomandueshme të mos ndërhyni në gjërat që do ndodhin në punë. Fokusohuni në detyrat tuaja të punës dhe mos i kushtoni rëndësi intrigave të kolegëve tuaj.