Horoskopi Branko Dashi: Një ditë që nis me këmbë të mbarë është kjo e enjte 16. Puna nuk ju lodh, përkundrazi është e shëndetshme për ju.

Horoskopi Branko Demi: Kujdes nga keqkuptimet me partnerin/en, sidomos në fundjavë. Kushtojini më shumë vëmendje dietës suaj, domethënë asaj çka hani në vaktet e ditës, por dhe ndërmjet tyre.

Horoskopi Branko Binjakët: Jeni të përgjumur emocionalisht, duhet të dilni më shumë. Puna vazhdon, por me një plogështi dhe ritëm slow motion, përpiquni të mos e teproni kështu, me qëllim që të ecni normalisht përpara.

Horoskopi i Gaforres Branko: Po dilni në mënyrë progresive nga vetmia juaj, dhe mirë po bëni! Hani ushqime të lehta, vapa ju lodh.

Horoskopi i Branko Luani: Dashuria është futur në një stanjacion dhe ndoshta për momentin kjo është gjë e mirë. Edhe në punë, jo të gjitha të këqijat ju dëmtojnë.

Horoskopi i Virgjëreshës Branko: Ka lloje të ndryshme dashurie, e rëndësishme është që ju të dini të bëni dallimin dhe jo të përçmoni. Miqtë ikin dhe vijnë, këtë duhet ta kini parasysh.

Horoskopi Branko Peshorja: Çfarë po ndodh me zemrën tuaj? Ndoshta një tronditje do të shfaqet në fundjavë. Kujdes nga gjuhët ziliqare, sado që ju trazojnë, mos u kushtoni hiç vëmendje.

Horoskopi Branko Akrepi: Kjo e enjte 16 duket të jetë një ditë për të rimarrë veten. Ndaj në prioritet mos kini të dilni në takime, por të merreni pak me veten. Puna mund të përballet me disa kthesa interesante në fund të muajit.

Horoskopi Branko Shigjetari: Hëna në shenjën tuaj është sigurisht një garanci suksesi në marrëdhënie. E njëjta gjë, vlen edhe për marrëdhëniet profesionale.

Horoskopi Branko Bricjapi: Ka diçka që po ju gërryen, po ju bren në mendje. Ndonëse përpiqeni të thelloheni, bëjeni këtë me maturi. Për ata që janë në një punë, lajme të reja vijnë nga shtatori.

Horoskopi i Ujorit Branko: Mos u ndalni shumë në të shkuarën, përpiquni të veproni duke ecur përpara e njëkohësisht të fashitni dyshimet tuaja. Puna shkon me ritme të ngadalta, por të paktën për momentin, ashtu siç është, po ecën…

Horoskopi i Peshqve Branko: Mos u ngecni në imazhet e së shkuarës, përpiquni të lëvizni ujin që mos qelbet. Puna do të evoluojë së shpejti, mos harroni, durimi është virtyti i të fortit.