DASHI
Gjatë kësaj jave do keni edhe ditë të trishtuara. Nëse keni një lidhje partneri, në një pjesë të mirë të kohës, do jetë i zënë me angazhime dhe nuk do ketë kohën e dëshiruar për ta kaluar me ju. Shpesh do mbeteni vetëm dhe do e vuani këtë gjë. Ju beqarët do ndesheni me persona që dikur i kanë pasur partnere dhe kjo do i lëndojë e do ua heqë dëshirën për të kërkuar persona të rinj. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Në punë mos u tregoni gjaknxehte sepse do e humbni tërësisht fillin dhe do gaboni.
DEMI
Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini më lart. Ju të dashuruarit do jeni të stresuar shumicën e kohës dhe shumë gjëra kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni në shumë momente atij që keni në krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje të gabuar që do bëni. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive falë edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni më të motivuar për të ecur përpara.
BINJAKËT
Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni angazhime pafund, do gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria t’iu bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo rast që do iu jepet për njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur.
GAFORRJA
Shumë do ju kenë zili këtë javë për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë shumë kokëfortë, por ju do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka dhe do ia arrini qëllimit. Dashuria do jetë në ditët më të mira. Për ju beqarët nga ana tjetër do ndodhë një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi që as ua kishte marrë mendja. Ka ardhur koha ta merrni më seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Në planin shëndetësor nuk keni çfarë të kërkoni më tepër. Do ndiheni mirë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar do arrini atje ku doni.
LUANI
Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t’i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë.
VIRGJËRESHA
Këtë javë do keni nevojë të merrni frymë lirisht dhe mund të vendosni t’ia mbathni diku. Ju të dashuruarit do bëni gjithçka që keni në dorë që të krijoni një klimë sa më romantike dhe sensuale në lidhjen tuaj. Partneri do iu ofrojë mbështetjen e tij. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një lidhje serioze këtë javë. Më në fund as ju nuk do jeni më vetëm. Kujdes nga pamaturia në sektorin financiar sepse problemet që mund të lindin do jenë shumë të vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jetë në përgjithësi i qëndrueshëm, por herë pas here do ndiheni edhe në ankth. Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë para se të merrni një vendim në punë. Puna do te ecë para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet.
PESHORJA
Venusi do dërgojë valë të mira për jetën tuaj këtë javë. Dëgjojini këshillat që do iu jepen dhe do përfitoni. Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Së bashku me partnerin do bashkoheni me miqtë dhe do organizoni disa darka të këndshme. Ju beqarët ka gjasa të keni takime. Tregohuni të matur me fjalët dhe të thjeshtë. Nuk ka asnjë vlere të silleni si dikush tjetër që nuk jeni. Fizikisht do ndiheni mirë, ndërsa moralisht mund të keni ndonjë problem të vogël. Mundohuni të qetësoheni dhe t’i merrni gjërat me pozitivizëm. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse situata financiare nuk do jetë aspak e mirë. Në punë do merrni iniciativa. Me pak mundim mund ta arrini atë që dëshironi.
AKREPI
Ndryshe nga më parë këtë javë nuk do jeni më aq të qetë dhe mund ta ngrini zërin për të fituar ato që ju takojnë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mbrojtur. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe do krijoni një ambient më të ngrohtë. Falë mbështetjes së Hënës ju beqarët do keni mundësi të mira për takime. Tregohuni modestë dhe do e bëni më shumë për vete personin që do keni afër. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha. Si rezistenca fizike ashtu edhe ajo morale do jenë të mira. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që shpenzoni me kursim dhe maturi. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të hedhur hapa para. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundni sepse raste të tilla nuk vijnë shpesh.
SHIGJETARI
Mërkuri dhe Jupiteri do jenë gjithmonë pranë jush gjatë kësaj jave për t’iu ofruar mbështetje dhe për t’iu përmirësuar moralin. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri dhe me pak durim do e arrini. Flisni hapur me partnerin sepse vetëm kështu do ndiheni të qetë. Falë konfigurimit të mirë të yjeve edhe ju beqarët do jeni të favorizuar. Bëjini sytë katër kudo që të shkoni. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’iu sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe të përqendroheni tek objektivat kryesore. Do i keni më të thjeshta gjërat këtë javë.
BRICJAPI
Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mirë është që të respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Ju beqarët nuk do i kërkoni me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhë një takim vendimtar. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nën kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Në punë do filloni disa projekte të reja, shumë të rëndësishme e me fitime, por që do kërkojnë angazhim të madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohën.
UJORI
Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.
PESHQIT
Planetët do ua bëjnë gjithçka më të vështirë këtë javë. Jeta juaj në çift ka rrezik të përballet me stuhi të fuqishme. Do jeni shumë të pakuptueshëm dhe të paqëndrueshëm kështu që nuk do jetë faji i partnerit që do ju kritikojë. Në fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj. Ju beqarët ka shumë mundësi të fiksoheni pas dikujt dhe menjëherë të vendosni të filloni një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet të mirë nuk mund t’ia plotësoni dot nevojat vetes. Gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer sepse lodhja do bëjë të veten. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.