DASHI

Panorama shumë interesante, sidomos për të lindurit në pjesën e parë të shenjës, që kanë Jupiterin në lëvizje të plotë, i cili në këto ditë, bën një aspekt të bukur me Venusin në Ujor Ju të dashuruarit do keni një periudhë të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do mundohet me sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat. Dita e mërkurë do jetë më e veçanta. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të partnerit ideal edhe për disa kohë. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë ta ndieni boshllëkun e tij. Shëndeti do kërkojë më shumë vëmendje. Bëni nga pak aktivitet fizik, ushqehuni me kujdes dhe mos e teproni me kripen. Vetem Financat do kenë herë pas here disa tronditje të vogla. Duhet patjetër të merrni masa sa pa qenë vonë. Në punë do te ndiheni të kënaqur nga ato që do arrini dhe kjo do ju lumturoje pafund.

DEMI

Entuziazmi, romantizmi dhe energjia do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do bëjë çmos për t’iu mbajtur gjithë kohës pas vetes. Surprizat nuk do mungojnë në asnjë lloj momenti. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për të ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore do jetë herë pas here problematike. Mund të keni dhimbje barku dhe dhimbje shpine. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini t’i zgjidhni të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do hiqni edhe disa para mënjanë. Në punë do iu jepen mundësi shumë të mira të cilat do ju bëjnë më të njohur dhe më të pasur nga sa jeni. E keni gjetur tashmë çelësin për t’ia dalë. Dita e favorshme është e hëna, dita e pafavorshme është e premtja.

BINJAKËT

Kjo është java e mirë për të vënë në jetë të gjitha rezolutat e mira që i keni premtuar vetes në fillim të 2023. Hapni derën e lajmeve. Hapni derën e çmendurisë dhe pasionit. Hapni derën për të larguar të gjithë negativitetin. Kjo javë do te ndikoje shume në jetën tuaj në çift dhe do ua ndryshojë ritmin që keni ndjekur deri më tani. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një periudhë shume e mirë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet dhe do e vuani tej mase këtë pjesë. Sado që do mundoheni nuk do arrini dot ta bëjnë për vete atë që pëlqeni. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe për disa kohë nëse tregoheni të kujdesshëm. Edhe gjendja financiare do lërë shumë për të dëshiruar. Do tundoheni nga disa objekte dhe nuk do pyesni për harxhimet. Në punë, mundi i kohëve të fundit do japë frytet e veta. Keni për t’u ndier më së miri dhe madje do përfitoni edhe ngritje në detyrë. Dita e favorshme është e marta, dita e pafavorshme është e premtja.

GAFORRJA

Për shkak të vështirësive që do ketë kjo javë mundohuni të jeni disi më të logjikshëm me çdo fjalë apo veprim. Jeta juaj në çift do kalojë një periudhë mjaft delikate. Në shumë momente do keni dyshime për atë që keni në krah dhe do e pyesni gjerë e gjatë. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Ju beqarët Do të jetë një vit revolucionesh, siç e kemi thënë tashmë. Dhe një nga shumë mund të fillojë këtë javë. Bëhu gati. sepse do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do iu ndryshojë rrënjësisht. Gjërat ndodhin atëherë kur më pak i pret. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak më mirë se disa kohë më parë. Financat do kenë përmirësime të vogla, por që do ju ndihmojnë të dilni nga situata ku ndodheni. Në punë do filloni projekte të rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme. Dita e favorshme është e enjtja, dita e pafavorshme është e premtja.

LUANI

Dashuritë do të jenë prioriteti i javës suaj. Dashuria, familja dhe madje edhe miqtë do t’ju japin sigurinë që kërkoni ende dhe do t’ju bëjnë të ndiheni të dashur. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri do iu surprizojë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë shpeshherë të ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por ato shumë shpejt do shndërrohen në lidhje serioze ose martesa. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti, i cili nuk është i zakonshëm. Në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha, por gëzohuni me situatën e qëndrueshme që do ekzistojë. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Dita e favorshme është e marta, dita e pafavorshme është e hëna.

VIRGJËRESHA

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të bukur dhe me momente të shumta kënaqësie. Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit do jeni më të privilegjuar. Ju beqarët do keni një takim impresionues, i cili mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Financat nuk do jenë shumë të mira, por e ardhmja pritet të jetë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Në punë ju mund të pushtoni nga emocionet e punës. Nuk përjashtohen ofertat e një angazhimi të ri profesional ose një rritje rroge në profesionin tuaj aktual. Mund t’iu behet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes. Dita e favorshme është e premtja, dita e pafavorshme është e mërkura.

PESHORJA

Ndryshimet drastike, por pozitive në jetë do të varen nga aftësia juaj për të treguar në mënyrë adekuate aftësitë tuaja, sepse këtë javë do keni një aftësi të adhurueshme për t’u përshtatur dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara. Ju të dashuruarit shprehini sa të mundni ato që ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Sipas Horoskopit.vip, ju beqarët do keni çdo ditë takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Gjendja shëndetësore do jetë goxha delikate. Mos pini medikamente kot së koti, por flisni sa me parë me një mjek. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur se më parë. Gjendja nuk do jetë e mirë për shkak se do ju kërkohet me ngulm të shlyeni borxhet e marra më herët.. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur. Dita e favorshme është e enjtja, dita e pafavorshme është e marta.

AKREPI

Mundohuni që të gjitha emocionet që do ndienin këtë javë t’i shprehni, jo t’i mbani për vete. Ju të dashuruarit do ngrini shumë dyshime për lidhjen që keni ndërtuar dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i keni dëshiruar. Mund të keni edhe ndonjë debat me partnerin në momentin që më pak e prisni. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të angazhuar me çështje të rëndësishme dhe nuk do gjeni kohë për të dale me persona që do iu bëjnë ftesa. Dijeni se koha ikën shpejt dhe më pas çdo gjë do jetë më e vështirë. Gjendja shëndetësore herë pas here do ketë shqetësime. Mos neglizhoni asgjë, por flisni me mjekët. Financat do jenë përgjithësisht të mira dhe nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve. Por suksesi do të bazohet në përpikmërinë dhe përkushtimin tuaj. Mos lejoni që njerëzit përreth jush t’ju manipulojnë, mos bëni lëshime pafund. Dita e favorshme është e premtja, dita e pafavorshme është e shtuna.

SHIGJETARI

Në qiellin tuaj gjatë kësaj jave mund të sjellë ide shumë të ndryshme nga zakonisht dhe do ju futë në një botë tjetër. Bëni kujdes. Për ju të dashuruarit kjo periudhë duhet marrë me shumë qetësi. Mos kërkoni që gjithçka të ndryshojë menjëherë pas disa problemeve që keni pasur. Vendimet gjithashtu duhet t’i lini për më vonë. Ju beqarëve do ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme papritur e pa kujtuar. Hapeni zemrën dhe shprehini ndjenjat. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni dhimbje shpine e reumatizëm dhe do ndiheni nervozë. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do përkujdeseni për çdo detaj. Pas ditës së mërkurë do ketë edhe disa përmirësime. Në punë do jetë Dielli që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave.. Dita e favorshme është e shtuna, dita e pafavorshme është e Marta.

BRICJAPI

Tregohuni me të vendosur gjatë kësaj jave dhe bëni ndryshimet që aq shumë i keni dëshiruar. Po u munduat do ja dilni mbanë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për të ndarë çdo gjë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do afroheni edhe më shumë me të dhe marrëdhënia në çift do ngrohet tej mase. Ju beqarët do jeni joshës më shumë se kurdoherë dhe do keni plot mundësi për takime. Dikush madje mund t’iu bëjë edhe një propozim mbresëlënës të cilit nuk do ju rezistoni dot. Shëndeti do jetë problematik vetëm nëse vuani nga sëmundje kronike. Financat në fillim të javës do jenë të mira, por pas disa shpenzimeve të kryera gjendja do filloje të luhatet. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot. Dita e favorshme është e hëna, dita e pafavorshme është e diela.

UJORI

Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë planetët do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e kënaqshme. Do tregoheni shumë kërkues dhe kritikues njëkohësisht, çka nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Ju beqarët nuk duhet të ecni me sy mbyllur dhe të shohin nga do iu çojë rruga sepse do përballeni me zhgënjime. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmonte të kishit energji më tepër. Financat do jenë të qëndrueshme nëse shpenzoni vetëm për gjerat e nevojshme dhe nuk e teproni me gjërat e panevojshme.  Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate. Dita e favorshme është e enjtja, dita e pafavorshme është e premtja.

PESHQIT

Hëna do sjellë forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni edhe më realistë. Fale mbështetjes që do iu japë Venusi se shpejti ju të dashuruarit jo vetëm që do i sqaroni mosmarrëveshjet, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas personit të parë që do iu pëlqejë dhe do zhgënjeheni mjaft. Shëndeti, pas një periudhe jo të mirë dhe pa shumë energji këtë javë do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Financat do jene kryesisht të qëndrueshme. Do bëni mirë të mbroheni nga vjedhja e portofolave çka do ndikonte mjaft tek situata financiare. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Dita e favorshme është e mërkura, dita e pafavorshme është e enjtja.