Horoskopi javor, 27 prill – 3 maj 2020

Dashi: 

Do keni ide shumë të mira gjatë kësaj jave dhe po patët dëshirë mund të bëni gjëra vërtet të mëdha. Në përgjithësi do jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë.

Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta.

Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm.

Demi: 

Edhe pse do ju dalin pengesa dhe mund të rrëzoheni, këtë javë duhet të dini të ringriheni. Askush nuk i ka gjërat e thjeshta në jetë, por lum ata që nuk dorëzohen.

Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët.

Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet.

Binjakët: 

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave.

Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla.

Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak.

Gaforrja: 

Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë pas datës 16 Hëna do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht.

Financat duhet t'i menaxhoni me diplomaci dhe kujdes në mënyrë që të mos keni probleme.

Shëndeti fatmirësisht do jetë më i mirë se disa kohë më parë dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël.

Luani: 

Hëna do sjellë forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Nuk do dorëzoheni lehtësisht përballë sfidave.

Financat nuk duhet t'i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt.

Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Do jeni në forme të shkëlqyer në çdo moment.

Virgjëresha: 

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve.

Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t'i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot.

Shëndetin nuk duhet t'i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt.

Peshorja: 

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar.

Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme.

Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze.

Akrepi: 

Gjatë kësaj jave do ju ndriçohet çdo gjë dhe do e shihni realitetin ashtu si është.

Në planin financiar do reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi dhe kjo do bëjë që të mos keni tronditje.

Shëndeti do ketë probleme të vogla. Ditët e para do keni shqetësime nga barku dhe nga shpina.

Shigjetari: 

Kjo javë do jetë e magjishme dhe e mbushur me risi. Çdo çast do jetë i përkryer.

Në planin financiar është momenti të këshilloheni me specialistë që të mos keni të papritura. Mos u tregoni mendjemëdhenj e kokëfortë.

Shëndeti do jetë disa ditë i mirë e disa ditë jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave.

Bricjapi: 

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë.

Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para.

Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Nuk do keni shqetësime nga asnjë organ.

Ujori: 

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze.

Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. 

Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët.

Peshqit: 

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta.

Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak.

Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: