ITALI, 16 shkurt 2013 – Kishte humbur vendin e punës dhe nuk mund ta pranonte idenë e të qenurit i papunë. Për këtë arsye një 60 vjeçar vendosi t’i jepte fund jetës duke u vetvarur.

Karabinierët italianë kanë arritur në këtë përfundim, pasi kanë pyetur të afërm të viktimës, që kanë rrëfyer se 60 vjeçari kishte kaluar në depresion për shkak të të qenurit i papunë.

Regjistrohet kështu një tjetër viktimë në vendin fqinjë, për shkak të krizës ekonomike që ka prekur Italinë. Burri është gjetur sot pasdite i varur në një pemë, në pyllin e malit Pu.