Katër trupat e pajetë të turistëve rus që humbën jetën në mënyrë të mistershme në një hotel në Qerret, janë tërhequr nga morgu i Tiranës pas mesnate.

Mësohet se të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga ambasada ruse.

Ndërkohë hetimet lidhur me vdekjen e 4 turistëve vazhdojnë, ndërsa prokuroria e ka klasifikuar ngjarjen si vrasje.