Lojtari i Eldense Cheikh Saad ka deklaruar të hënën në Mon program Rac-1 se disa prej shokëve të ekipit të tij kanë shitur ndeshjen ndaj Barcelona B, një ndeshje që ishte e dyshimtë që të dielën. Në mënyrë specifike, ai ka treguar gishtin drejt katër prej tyre, megjithëse nuk u zbuloi identitetin. “Unë e di se cilët janë por nuk mund t’ua them akoma,” shprehet Cheikh në emisionin radiofonik, dhe shton se “ajo ndeshje ishte në shitje. Ata e dinin përgjigjen time dhe prandaj më hoqën nga formacioni vetëm gjysmë ore përpara se të fillonte ndeshja.” “Kur ndeshja përfundoi unë hipa në autobus dhe i thashë vetes: ‘ti e di mirë që ndeshja ka qenë e shitur’.

Barça B nuk bëri asgjë, ata nuk janë të përfshirë, ata bënë atë që duhet të bënin, edhe unë po të kisha qenë në vend të tyre do të kisha bërë të njëjtën gjë. Sot më kanë ardhur kërcënime, por nuk më interesojnë. Kur të më lejoni të them emra, do t’ju them, por nuk do të hyjë në fushë teksa të tjerët tallen me djersën time. Trajneri më tha të largohesha pasi e mori vesh që po ndodhte diçka e çuditshme. I paralajmërova shokët e ekipit.”