Policia ka komunikuar detja rreth ngjarjes së ndodhur në Viroit të Gjirokastrës ku humbi jetën një 62-vjeçar.

Mësohet se trupi i Besnik Koka është gjetur i pajetë në liqen, pa shenja dhune.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.”

Njoftimi i policisë:

“Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia