Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Theth ku një 63-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 12:40, në Theth, shtetasi V. A., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.