52-vjeçari Arben Kurmeka humbi jetën paraditen e sotme, në lagjen nr.15 të Durrësit, pasi nga kamioni me të cilin punonte kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri, që e zunë poshtë.

Dhimbja dhe pikëllimi për këtë ndarje të parakohshme nga jeta ka qenë e madhe tek miqtë dhe të njohurit e tij, të cilët kanë reaguar në masë në rrjete sociale:

“Ngushellime te sinqerta familjes per kete humbje te madhe te parakohshme e tragjike! Pushofte ne paqe”

“Ngushellime familjes. Pushofsh ne paqe miku im Arben Kurmeka”

“Qofte i parajses, shpirti i tij u prehte ne paqe. Ti rroje gruaja, kalamajt e familjaret!”

“Ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë miqve të shumtë që Beni kishte! U prehtë në paqe!”, janë vetëm disa nga mesazhet e shumta të ngushëllimit për vdekjen tragjike të 52-vjeçarit.