Humb jetën tragjikisht një person në Durrës.

Dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:30, në lagjen nr.15.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.