TIRANË-Ka zgjatur vetëm pak minuta vjedhja e një automjeti në Tiranë, ndërsa policia është vënë në kërkim të hajdutit. 

Policia bën të ditur se mbrëmjen e së dielës tek Fusha e Aviacionit një person është futur në një dyqan të blejë një send dhe ka lënë automjetin tip Benz të ndezur me shpresën se do kthehet shpejt në makinë.

Por një adoleshent ka përfituar nga ky cast dhe ka hyrë me shpejtësi e një automjeti tip Benz me targa Tirane tek Fusha e Aviacionit.

Por vjedhja është pikasur nga forcat e policisë që i janë vënë pas në një aksion për ndalimin e grabitësit.

E ndërsa operacioni ka vijuar disa minuta në rrugët e Tiranës, i riu ka braktisur Benzin tek Parku i Autobusëve dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. 

Por Policia sqaron se efektivët vijuan ndjekjen e adoleshentit dhe e kapën në afërsi të pallateve me shigjeta. 

Policia dyshon se pas të riut mund fshihet një grup i mirëorganizuar i grabitjeve në Tiranë.