Një 19-vjeçar ka hyrë në një apartament në qendër të Romës për të kryer një grabitje, por pasi ka mbushur një çantë shpine me sende të çmuara rreth 4 mijë euro, e ka zënë gjumi.

Pronarët e shtëpisë e gjetën vetë hajdutin kur u kthyen në banesë, i cili ishte shtrirë në shtratin e tyre. I riu me origjinë tuniziane, i pastrehë dhe i njohur për policinë, është arrestuar.

Mediat italiane raportojnë se hajduti u ngjit përmes një gypi gazi duke arritur në dritaren e shtëpisë që kishte mbetur hapur. Pasi hyri brenda, ai mbushi një çantë shpine me disa sende ari, hëngri e piu nga frigoriferi i shtëpisë dhe më pas e zuri gjumi në shtrat.