Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali.

Sipas mediave italiane, Anxhelo Cara, i cili jetonte në Altamura të Barit, u mbyt në det, teksa u përpoq të ndihmojë të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të kësaj të diele.

E menjëhershme ishte ndërhyrja ekipit të emergjencës, që e nxorën të riun 19-vjeçar pa ndenja nga uji.

Pavarësisht tentativa për ta sjellë në jetë, Anxhelo nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.