Një gjykatë rumune la në fuqi vendimin për të zgjatur paraburgimin me 30-ditë për influencuesin Andrew Tate.

Sipas mediave të huaja, gjykata rrëzoi ankesën e Tates për një masë më të butë sigurie, pas pretendimeve të influencusit për mosvërtetësi të akuzave.

Kujtojmë se mbi Tate-n dhe vëllain e tij rëndojnë akuzat e “shfrytësimit të prostitucionit” dhe ajo e “përdhunimit”.

Kujtojmë se shtetasi britaniko-amerikan dhe vëllai i tij Tristan janë në paraburgim që nga 29 dhjetori nën dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi të krimit të organizuar.

Më herët Tate ka qenë një kickbokser i talentuar, i cili vendosi më pas që të kthehej në një influencues.