Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave, kur sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes. 

Hutra u mbyll përjetë në qeli për veprën penale “Vrasja per shkak të marrëdhënieve familjare”.

Kujtojmë se Dan Hutra është autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 mars të 2023 në Tiranë. Edhe përpara masakrës së 1 Marsit, 40-vjeçari Hutra nuk ishte një emër i panjohur për policinë ku mes viktimave ishte dhe ish-bashkëjetuesja e tij, pasi ai ishte dënuar për një ngjarje të vitit 2007.

Konkretisht të vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Kukësit. Për të gjitha këto ngjarje vetë Hutra nuk ka shfaqur pendesë, madje ka deklaruar se i ka bërë me vetëdije.