Një çift që i ka kaluar të 60-at ka treguar sonte në “Fiks Fare” një ngjarje që sipas tyre i ka turpëruar si bashkëshortë.

Në shtator 2016, gruaja 62-vjeçare, Barizhe Mance kishte gjetur jashtë portës, një shashkë, (mbetje luftarake) dhe e kishte varur mbi portë. Kjo u bë shkak që policia t’i arrestonte të dy, Barizhe dhe Mezhdet Mance.

Burri rrëfen se kur mbërritën në oborrin e komisariatit, bashkëshortes së tij i ra të fikët dhe policët e dërgojnë 62-vjeçaren në maternitet sikur ishte shtatzënë.

Zonja Barizhe tregon se ka përjetuar turpin më të madh në një moshë të vjetër. Ata kërkojnë të dëgjohet historia e tyre, të dihet e vërteta dhe kur të dalin në qytetin e Maliqit, të dalin me kokën lart dhe jo t’i tregojnë me gisht.