Tenistja britanike Johanna Konta ka kaluar në raundin e tretë të grand slemit të US Open pas triumfit 2-1 ndaj bullgares Tsvetana Pironkova (6-2, 5-7, 6-2). Por fitorja e britanikes ka qenë e vështirë, madje dramatike, pasi ndeshja e saj me rivalen lindore u ndërpre për 20 minuta pas problemeve shëndetësore që Konta pati në fushën e lojës. Stafi mjekësor që ndodhej aty pranë ndëhyri menjëherë kur Konta u ul në fushë, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Mjekët i vendosën akull në qafë dhe më pas u ulën në karriget e pushimit. Konta pati një luhatje të mënjehershme të tensionit, por më pas e mori veten dhe vazhdoi lojën. Jo vetëm kaq, por ajo arriti të triumfojë në setin e tretë dhe të avancojë më tej në turneun nju-jorkez.
I bien të fikët, por vazhdon ndeshjen dhe fiton
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksidenti tragjik në Durrës, banorë të zonës së ish-Kënetës ndezin qirinj para bashkisë (Video)
Paralajmërohet marshim prosteste ditën e mërkurë, për dy të miturit që humbën jetën nga aksidenti tragjik
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit, figurë udhëheqëse e PS-së Servet Pëllumbi
Studimi trondit! Marrja e një qenushi më e vështirë nga sa mendojnë shumica e njerëzve





