Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat 11 persona, pasi akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge. Mes tyre është dhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Shkak ka qenë protesta e zhvilluar sot në Lezhë ku dhjetëra qytetarë i bllokuan rrugën kryeministrit Edi Rama që do shkonte në Pukë.

Mësohet se Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal ndaj personave që janë shoqëruar në komisariat.