Pak muaj pas divorcit nga balerini Mirko Luccarelli, Soni Malaj duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Gati një muaj më parë, mediat rozë folën për një dashuri të re në jetën e këngëtares dhe tashmë, mësohet se ajo ka nisur bashkëjetesën me partnerin e saj të ri. Bëhet fjalë për një biznesmen nga Tirana, me emrin Klevi i cili duket se ka fituar zemrën e Malajt e cila nga martesa me Luccarelli-n, ka një vajzë 4-vjeçare. Miq të këngëtares bëjnë me dije se ai e shoqëron vazhdimisht në klipe dhe sete fotografike. Ajo e ka pohuar lidhjen e re edhe në emisionin “Prive” ku nuk e ka fshehur buzëqeshjen për këtë marrëdhënie të re në jetën e saj. Fotot e Sonit e shoqëruar nga biznesmeni, janë bërë publike gjatë së shtunës nga gazeta “Panorama”. –
I dashuri i ri i Soni Malaj, një biznesmen nga Tirana
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mund ta gjejnë shpirtin binjak në moshë të pjekur
Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar, ja ku do të mbahet aktiviteti
Shpërthim në një kazermë ushtarake në Bolivi, të paktën dy viktima dhe dhjetëra të plagosur
Përhapja e flakëve në zonën malore në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Zapod





