Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar lidhur me bisedat e tij në Whatsapp me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ka komunikuar me Nikollën që t’i jepej fjala Berishës në Kuvend.

Ndërsa në lidhje me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja ai shprehet se duhet të pyesin atë për bisedën duke hedhur poshtë akuzat për pazare me socialistët

Shoqata e Bravave sot nëpërmjet pengut të Kapllan Pallateve  të 5 Majit paska cicëruar kundër meje. Unë kurrë nuk kam bërë e as bëj biseda për pallate të 5 Maji a tjetërkund, dhe as për para inceneratoresh siç bën kreu i shoqatës me zëvendesen e tij, apo media që ju bën fushate atyre. Unë kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit që t’i jepet fjala ish Kryeministrit Berisha .Sms e tregon qartë.  Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar.  Nuk kam bërë pazare që të më fus në pune gruan siç i ka kërkuar pengu i pallateve të 5 Majit .Flamur Noka i ka kërkuar të rrijë larg pazareve Rama-Brava në Dibër. Jua thotë vetë ai pse debatuam. Se kush bën pazarë shqiptarët e kanë parë në 17 Maj,..Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kanë marrë vetëm kllounët e shoqatës Basha – Bardhi ndërsa Flamur Noka bashkë me gjithë demokratët e vërtetë kanë marrë burgjet e regjimit, gazin lotsjellës dhe 6 palë zgjedhje të humbura si fature e pazareve Rama – Brava

Ditët në vazhdim do tregojnë se pse dështoi komisioni i inceratoreve e kush përfitoi e çfare ndodhi në pazarin Rama-Brava”,-shkruan Noka në reagimin e tij.