ITALI, 30 prill 2013 – Ka humbur punën dhe pasi është ndarë edhe nga gruaja, autoritetet i kishin hequr të drejtën të qëndronte me fëmijët e tij. I dëshpëruar nuk ka parë rrugëzgjidhje tjetër, vese t’i jepte fund jetës.

Një 46 vjeçar ka tentuar të vetvritet brenda kishës Duomo, në Lodi.  Rreth mesditës burri i është drejtuar kapelës së kishës dhe pasi ka lidhur një litar rreth qafës dhe skajin tjetër e ka lidhur në një nga trarët e saj ka tentuar të hidhet.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të disa besimtarëve burri ka mundur të shpëtojë, raporton agjencia Ansa.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/