Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë.

Me anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ia ka kthyer më automjetin shtetasit B. M.

Në vijim të veprimeve në bashkëpunim dhe me Policinë e Kosovës është gjetur dhe sekuestruar automjeti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.