TORINO, 24 shkurt 2013 – Ka vrarë të shoqen, që lëngonte në krevat prej një kohe të gjatë e më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një apartament në San Mauro Torinese.

Agjensia e lajmeve ANSA raporton se autor i krimit të dyfishtë është një 85 vjeçar Antonio Croveris, i cili më parë i ka prerë damarët bashkëshortes së tij e më pas ka hapur gazin në apartament dhe ka gjetur vdekjen edhe vetë.

Çifti ëhtë gjetur sot pasdite pa jetë nga mirëmbajtësja e shtëpisë. Sipas dëshmisë së saj burri ishte i shtrirë në dyshemenë e sallanit, ndërkohë që gruaja qëndronte e shtrirë e vdekur në një krevat në kuzhinë. Mendohet se i moshuari nuk mund të duronte më vuajtjet e të shoqes e për këtë e ka vrarë më parë atë e pastaj veten. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/