Deputetja Ina Zhupa ka dorëzuar sot një padi kundër ligjit për Akademinë e Shkencave.
Ajo u shpreh se ky ligj shkel barazinë e garantuar nga Kushtetuta.

“Është krijuar një pabarazi. Ose të gjithë 75-vjeçarët mund të bëhen kryetar, ose asnjë prej tyre. Nuk mundet ligji të ketë dy standarde. Nuk mund të privilegjohen ata që kanë lidhje me politikën.
Ky ligj u cilësua nga raporti i Freedom House si njollë e zezë, e klasifikon si ligj i qepur me porosi”, tha ajo.