Një i ri i zhveshur nudo është gjetur thuajse i vdekur në kopshtin e një pallati në Milano.
Në këtë pallat gati të gjithë ambientet janë zyra dhe kjo i ka habitur pak hetuesit.
Burri, në momentin kur është gjetur nga punonjësit që po shkonin në vendet e tyre të punës, mbante veshur vetëm një bluzë, por nuk kishte as pantallona dhe as mbathjet.
Nuk është zbardhur ende identiteti i tij. Sipas policisë, dy janë pistat ku po hetohet.
Nga shenjat që ka në trup i riu i moshës 20-25 vjeç, hetuesit kanë arritur në përfundimin se ato i janë shkaktuar gjatë rënies.
Hetuesit dyshojnë se ndoshta ka qenë një tentativë e të riut për t’u vetëvrarë ose mund të jetë rrëzuar, ndërsa po kacavirrej nëpër mure.
Por pista ku dyshimet janë përqendruar më shumë është ajo se i riu po largohej për t’i shpëtuar një burri që ishte kthyer tek gruaja e tij pak më herët nga ç’pritej.
I riu ka rënë në koma farmaceutike dhe kështu puna e hetuesve vështirësohet më shumë. Nuk dihet ende as ora kur ka ndodhur ngjarja, gjë që mund t’u jepte më shumë mundësi hetuesve të zbardhin këtë incident.