Megjithëse kanë kaluar dy vjet pasi ishin divorcuar, një i ri nga Durrësi nuk ka hequr dorë nga ish-gruaja e tij për ta pasur sërish të tijën, duke e kanosur për të kryer marrëdhënie seksuale.

Policia e Durrësit informon se në një periudhë dyvjeçare pas divorcit, një 28-vjeçar ka kanosur përmes telefonit dhe rrjetit social “Facebook” ish-gruan duke i kërkuar të kryejë marrëdhënie intime për favore seksuale.

Duke u gjendur përballë një situate shqetësuese, e dëmtuara, shtetasja G. M. 27 vjeçe e ka paditur në polici ish-burrin, shtetasin F.D. 28 vjeç.

Ndaj tij raportohet se ka filluar procedimi penal për veprat penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Kanosja”.

F.D. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe dhunë në familje.