Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në Circonvallazione Oriani, në Verona, ku një shqiptar 27 vjeçar ndërroi jetë pas humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 ku udhëtonte.
Viktima është Redon Qevani, i cili u përplas me një pemë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në ngjarje nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër, ndërsa policia po përpiqet të verifikojë dinamikën e saktë të ngjarjes.
Siç shkruajnë mediat, dyshimet janë që aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit të motoçiklistit, shpejtësisë ose keqfunksionimit të motorit. Të gjitha këto do të sqarohen nga policia.
Të tjera media shkruajnë se në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës. I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.
Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen. Për këtë është dashur ndërhyrja e karabinierëve të tjerë për të menaxhuar situatën që ka qenë e tensionuar.