Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brigde”. Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, u bë kapja e shtetasit në kërkim Edison Ismaili, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në vitin 2019, në Pogradec, ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.