Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i të riut të identifikuar si E.R/, është bërë i mundur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjykata e Vlorës i kishte caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.