Shoferi i Audi Q8 që arriti t’i shpëtonte ndjekjes policore ditën e djeshme është identifikuar si Joni Sadikaj.

Ky i fundit është një nga personat që mbajtën të mbyllur në apartamentin në Astir, 21-vjeçaren Sajma Qordja, për nxjerrjen e së cilës nga banesa u desh ndërhyrja e RENEA-s.

Joni Sadikaj udhëtonte në makinë me Skerdi Sinën, po ashtu i përfshirë në ngjarjen e 9 Janarit në Astir, kur policia u vendos në ndjekje të tyre.

Gjatë ndjekjes policore nga rruga “Myslym Shyr” deri në zonën e ish-Bllokut, Joni Sadikaj përplasi me Audi Q8 disa automjete.

Por, ai arriti të largohej në këmbë duke i shpëtuar policisë, ndërsa Skerdi Sina, pasagjer në makinë, u vendos në pranga nga blutë.