Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë, ku tre persona kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt një furgoni, por pa plagosur askënd fatmirësisht.

Burimet e policisë bëjnë me dije se babai me dy djemtë kanë qëlluar me armë furgonin, ku pasagjer ka qenë një shtetas me inicialet K.N, i cili dyshohet të jetë edhe shënjestra e atentatit. Sakaq, policia gjatë kontrollit të banesës së autorëve u gjeti atyre armën çifte me të cilen qelluan si dhe makinën e përdorur.

Nuk dihen ende motivet e këtij atentati teksa policia ka nisur hetimet për ta zbardhur atë.

 

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE:

Me datë 26.09.2016 rreth orës 19:00 është marrë njoftim se në fshatin Mali Kolaj në Velipojë ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që kanë konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasit Kanto Vushmaqi (babai), Edmond Vushmaqi (i biri) si dhe vellai i Edmondit akoma i paidentifikuar.

Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.