Një 54 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me një tjetër person ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur një 25-vjeçari varësen që mbante në qafë.

R. K., banues në Tiranë dhe bashkëpunëtori i tij janë konfliktuar fizikisht me të riun J. L, për t’i marrë varësen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.